• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala për Kuvendin e LDK-së: Rregullorja e përcakton se si mundet dikush të garoj, Bislimi s’i përfilli procedurat

11/26/2023 21:11
nga:Gazeta Blic

Njëri nga drejtuesit kryesot të LDK-së, Kujtim Shala ka theksuar për “Blic Interview” se në kuvendin e fundit të LDK-së nuk kishte ambicie dhe vullnet për kandidatura të tjera, pos asaj të Abdixhikut.

Ai ka folur edhe për eliminimin e Faton Bislimit nga gara për kryetar të partisë.

Sipas tij, kandidatura e Bislimit ka qenë kundër rregullave statutare.

“Shumë kanditatura nënkupton mundësi. Kësaj here nuk kishte ambicie dhe vullnet për kandidatura të tjera si në kuvendin e nëntë, i cili ishte i  jashtëzakonshëm ne kishim tri kandidatura për kryetar të partisë. Kësaj here nuk janë paraqitur kandidaturat tjera. Është rregullorja e punës, çdo kuvend, miraton rregulloren e punës. Kuvendi i dhjetë atë ditë e miratoi dhe neni 18 i asaj rregullore përcakton dy gjëra. E para, që kandidaturat duhet të paraqiten në kuvend me shkrim ose mund të propozosh veten ose mund të të propozojë njëri nga antarët e kuvendit, dhe e dyta që kryetari i LDK-së zgjidhet nga radhët e antarëve të kuvendit, sepse ne kemi të bëjmë me një lloj demokracie përfaqësuese”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, kryetar i LDK-së mund të jetë secili prej 355 antarëve të kuvendit. Pra, shton ai, kryetari i LDK-së duhet të ketë mbështetje, sipas statusit të LDK-së.

“Kryetari i partisë njëkohësisht është kryetar i Kuvendit, i Këshillit të Përgjithshëm dhe i Kryesisë”, shpjegon Shala.

Pra, vlerëson ai, si mund të jesh kryetari i një kuvendi, antarë i të cilit nuk je.

“Ky do të thotë është problemi dhe komisioni i kandidaturave atë ditë konstatoi se pretendimi i zotëri Bislimit nuk është në përpudhshmëri me rregulloren e punës. Në anën tjetër komisionet e kandidaturave, kandidaturat i bëjnë me shkrim dhe zotëri Bislimi nuk ka paraqitur me shkrim, pra e ka thënë gojarisht që jam kandidatë aty. Mund të shprehësh vetëm vullnet sepse ne para se të hyjmë në proces i miratojmë kandidaturat, shumica e kuvendit miratojnë kandidaturën, pra nuk mjafton vullneti dhe Fatoni ka dorëzuar dhe një dokument ku përmban pikëpamjet e tij se si duhet të jetë LDK-ja”.