• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala nga IKD: Qeveria me trajtim jodinjitoz për pensionistët, ata vazhdimisht po ankohen për pensionet e tyre

04/01/2024 20:48
nga:G C

Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka theksuar se secili qytetar e ka një përgjigje nëse jetojnë më mirë sot, apo para tri vjetësh.

Shala thotë se, në qendrën për ndihmë juridike ka vazhdimisht pensionistë që vijnë dhe kërkojnë që të ankohen për shkak se i’u janë ndalur pensionet.

“Realisht kur kemi hyrë në vitin e katërt një pyetje është legjitime që secili qytetar t’ia bëj vetes nëse ka jetuar më mirë para 3 vjetësh apo jeton më mirë sot dhe pothuajse këtë përgjigje e ka secili prej nesh. Fatkeqësisht ka patur një sjellje joadekuatenë raport me grupet e margjinalizuara. Në kuadër të Institutit të Kosovës për Drejtësi funksionon edhe qendra për ndihmë juridike dhe që ne vazhdimisht kemi pensionistë që vijnë dhe kërkojnë që të ankohen për shkak se i’u janë ndalur pensionet”, tha Shala.

Shala shton se sipas raporteve të IKD për drejtësi, Qeveria e Albin Kurtit e ka patur problem që t’a arrijë transparencën minimale përballë transparencës radikale që veç e kishte premtuar.

“Edhe ndaj kësaj kategorie ka patur një trajtim definitivisht jdinjitoz. Në anën tjetër nëse e shohim në fusha të tjera psh në raport me politikën e jashtme ne ende nuk e kemi asnjë njohje. Janë disa aplikime të cilat janë bërë mirëpo në raport me pritjet dhe premtimet definitivisht që jemi shumë larg. Sa i përket transparencës, qeveria kishte ardhur në pushtet me premtimin për atë që siç e quante ajo ‘Transparencë radikale’. Mirëpo raportet e Institutit të Kosovës për drejtësi tregojnë se kjo qeveri e ka patur problem që t’a arrijë transparencën minimale përballë transparencës radikale që veç e kishte premtuar”, shton Shala.

“Sa i përket fushës së sundimit të ligjit definitivisht në sistemin e drejtësisë nuk është bërë asnjë reformë përgjatë këtyre viteve. Fillimisht, “Drejtësi dhe Punësim” kishte qenë slogani kryesor kur kjo parti kishte ardhur në pushtet. Kur kemi hyrë në vitin e katërt të qeverisjes, deri më sot, ne ende nuk e kemi një strategji për luftimin e korrupsionit. Qeveria nuk ka arritur që ta dëshmojë nevojën për veting gjithpërfshirës por vetëm për një veting të pjesshëm derisa edhe ky veting i pjesshsëm nuk ka ndodhur ende. Ajo çfarë qytetarët e dinë është se vetingu nuk ka nodhur.Ajo çfarë qytetarët e dinë është se reforma në Këshillin Prokurorial të Kosovës nuk ka ndodhur. Përgjithësisht ka paturnjë ligjvënie të zakonshme mirëpo asnjë reformë në këtë sistem”, tha ai tutje në Expose, prodhim i GazetaBlic.