• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Shala: Asociacioni e legalizon dhe njeh pushtetin e Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës

11/24/2023 22:23
nga:Sh R

Deputeti i LDK-së, njëherit edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Shala, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, tha se shteti ynë është ndërtuar mbi dy parime, I pari që Kosova është shtet i shqiptarëve të saj dhe parimi i dytë është karakteri unitar i shtetit.

Shteti ynë është ndërtuar mbi dy parime të tjera, parimi i parë është që Kosova është shtet i shqiptarëve të saj, dhe i gjithë të tjerëve që jetojnë në Kosovë pra që janë Kosovar, që kanë etni tjetër por që janë si ne, dhe praimi i dytë që është thelbësori është karakteri unitar i shtetit, ne kur flasim për një autonomi për një entitet të caktuar dhe vetëm për ta skemi të bëjmë më karakter unitar por kemi të bëjmë pikërisht me cenim dhe me zhbërje të atij karakteri”, tha Shala shkruan Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se edhe më parë është diskutuar që serbet që jetojnë në Kosovë të kenë një lloj pushteti apo përfaqësimi, por thotë që këtë nuk e kanë pranuar asnjëherë përfaqësuesit e Kosovës.

Që serbët e Kosovës të kenë një lloj përfaqësimi të tillë një mekanizëm të tillë, që të kenë një lloj pushteti në Kosovë është diskutuar edhe përpara, por këtë përfaqësuesit e Kosovës nuk e kanë pranuar asnjëherë”, shtoi shala.

Shala thotë që deputetët e komunitetve jo shumicë, ose deputetet serbë, kanë të drejtë në tetë fusha të bllokojnë vendimet e shumicës.

Përkundër këtij karakteri unitar egziston një pikë në të cilën ky karakter nuk është apsolut, dhe ajo është shumë e rëndësishme te përfaqësimi në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sepse deputetët e komunitetve jo shumicë, ose deputetet serbë që janë së paku gjysma, grupi i tyre parlamentar tani i ka 12 nga 20, kanë të drejtë që për 8 fushat të cilat kushtetuta jonë i konsideron të rëndësisë vitale të bllokojnë vendimet e shumicës”, u shpreh Shala.

Ai thotë se nëse ndërtohet një pushtet tjetër këtu, ku thotë se nuk është një pushtet i tretë por do të jetë një pushtet i ri ku do të jetë pushtet i Serbisë në Kosovë.

Nëse ndërtohet një pushtet tjetër këtu qoftë edhe i tretë, edhe pse ky nuk është i tretë, nuk kemi të bëjmë me këtë rregullim kushtetues, ky është pushtet i ri dhe është pushtet i Serbisë në Kosovë, është teper i kamufluar, ky nuk është problemi kryesor, sepse nëse një mekanizëm i till do të implementohet do ta kuptojmë të gjithë pastaj që këto paqartësit që jep dokumenti kthehen në veprime krejtësisht të qarta”, shtoi ai shkruan Gazeta Blic.

Tutje ai thotë se ky proces ka avancuar interesat e Serbisë në Kosovë ku dhe po i strukturojnë si pushtet legal, atje ku shtoi se Asociacioni e legalizon dhe njeh pushtetin e Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës.

Ky proces dhe këto dokumente janë më të avancuara në një pikë, kanë avancuar interesat e Serbisë në Kosovë dhe po i strukturojnë si pushtet legal, sepse Serbia si një lloj pushteti illegal nëpërmjet strukturave paralele e kanë mbajtur në Kosovë. Draft statuti kompetenca e institucioneve ilegale që ka themeluar dhe mban Serbia dhe vazhdon të mbaj në territorin e Kosovës, i’a kalon Asociacioni pra i kalon në pushtet direkt pushtetin e Serbisë. E legalizon dhe njeh pushtetin e Serbisë në një pjesë të territorit të Kosovës” tha Shala.

Shala thotë se Gjykata Kushtetuese në disa raste çështje shumë të rëndësishme nuk i ka trajtuar drejtë.

Kam mendimin që gjykata kushtetuese në disa raste cështje shumë të rëndësishme nuk i ka trajtuar drejtë, kjo është bindja ime.
Çfardo që vendos gjykata kushtetuese ka një ndikim shumë të madh në jetën politikë të vendit në këtë rast dhe në fatin e vendit”, shtoi ai.

Tutje thotë se dokumenti i draft statutit nuk ka lidhje me tekstin e Kushtetutës sonë, thotë se janë tekste të reja, ku thotë se nuk e di se si mund ta trajtoj Gjykata Kushtetuese.

Mendimi im është që ky dokument përfshirë edhe Marrëveshjen e Brukselit nuk kanë lidhje me tekstin e Kushtetutës sonë pra janë tekste të reja, dhe skan lidhje me rregullimin kushtetues të vendit tonë dhe me rendin kushtetues. Janë diçka tjetër në këtë rast unë nuk e di se si mund ta trajtoj Gjykata Kushteutese”, tha Shala shkruan Gazeta Blic.