• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Serbia më kërcënon me vdekje, por nuk pres sharje e ofendime nga shqiptarët e mi”/ Ish ushtari: Atij që nuk i ka dhimbsur gjatë luftës, nuk i dhemb as pas luftës

05/30/2026 09:29
nga:G B

E, pavarësisht kontributit në luftë për çlirimin e Kosovës, shumë njerëz shajnë e ofendojnë çlirimtarët.

Për Ridvan Tahirin kjo është e papranueshme, teksa thotë se sharjet nuk i pret asnjëherë nga shqiptarët, megjithëse Serbia edhe e kërcënon me vdekje.

“Atij që nuk i ka dhimbsur gjatë luftës, nuk i dhemb as pas luftës, nuk e ka problem ai. Falë diasporës është zhvilluar edhe lufta e Kosovës, por janë disa që as nuk kanë ardhur për t’i dalë në ndihmë vendit, popullit e familjarëve të vet, as nuk kanë dhënë asnjë kontribut për këtë vend, ata shajnë e fyejnë më së shumti, se i ka ardhur koha që të pyetet se çka ka bërë ai në luftë, me siguri e pyet fëmija i vet dhe nga mllefi nga inati që s’ka bërë asgjë, vërsulen ndaj atyre që e kan dhënë jetën e gjymtyrët për këtë vend. Dhashtë Zoti që lufta të mos përsëritet kurrë. Dëshira ime është që t’i shoh të bashkuar, të lumtur, pa fyerje e pa përçarje. Këto përçarje e fyerje në ditët e sotme nuk do t’i çojnë askund përveç që do të krijojnë hasmëri mes vete dhe telashe e probleme. Unë e di se do t’më shajnë edhe në këtë intervistë, le t‘më shajnë deri t’i takoj, një ditë do t’ia kërkoj përgjigjen se çka i kam bërë që më shan. Unë pres që të më shajë Serbia, siç edhe bëjnë, më kërcënojnë me vrasje, siç kanë bërë edhe shërbimet sekrete serbe, e me komente e shkrime çdo ditë, nga ta i pres, por nga shqiptari im nuk i pres dhe them shpesh shpresoj që janë serbë që dinë të shkruajnë shqip këta që po më shajnë e nuk janë shqiptarë”, ka deklaruar Tahiri./Gazeta Blic/