• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Selmanaj paralajmëron pasoja të mëdha për vendin: Me Deklaratën për të zhdukurit do të vendoset edhe procesi i Hagës

05/05/2023 21:01
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka dhënë mendimin e tij rreth kritikave që pati për miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit në Bruksel.

Selmanaj në “Blic Interview” me Astrit Gashin thotë se heqja e terminit të zhdukurit me dhunë është një llojë amnistie për Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare.

“Mungesa e kësaj terminologjie, të zhdukurit me dhunë, nënkupton në njëfarë forme edhe amnisti të përgjegjësisë shtetërore të shtetit të Serbisë, karshi krimeve të cilat po i atribohen. Heqja e këtij definimi dhe mos referenca në Konvetën e OKB-së e amniston Serbinë nga përgjegjësia ndërkombëtare, kjo më pas, heqja e përgjegjësisë ndërkombëtare dhe reduktimi vetëm në përgjegjësi individuale penale për veprat që i kanë kryer kriminelët serb, e heq mundësinë që familjarët e zhdukurve nesër të kërojnë kompensim për demet materiale e morale”, tha Selmanaj.

Selmanaj shtoi se, me atë deklaratë të miratuar Kosova barazohet me Serbinë që siç e theksoi ai, një gjë e tillë është e tmerrshme veç për ta menduar.

“Nga ana tjetër, problem themelor është se kur flitet për faktet, argumentet që do të ofrohen, vendoset njëfarë baze paralele mes dy sheteve. Kjo e barazon institucionalisht raportin ndër shtetërore karshi këtyre krimeve, është e pakuptimtë, jo logjike, është e tmerrshme veç me mendu”, tha Selmanaj.

Selmanaj shprehet skeptik për gjetjen e trupave të zhdukur gjatë luftës, sepse siç thotë ai, nëse Serbia dëshiron të bëjë një gjë të tillë, mund ta bëjë brenda një ore.

Pas miratimit të kësaj deklarate, Selmanaj paralajmëroi pasoja të mëdha edhe për të ardhmen.

“Nëse Serbia dëshiron t’i gjejë të zhdukurit tanë, brenda një ore mund t’i gjejë sepse e dinë për çdo të zhdukur dhe kjo ka qenë në mënyrë të organizuar. Ne si LDK e kemi parë problem barazimin në gjetjen e fakteve dhe ofrimin e fakteve në mënyrë institucionale. Gjithë këto veprime që janë bërë, qoftë për amnistinë, për barazimin e Kosovës me Serbinë, në heqjen e mundësisë për të kërkuar kompensim, të gjitha këto i bëri mbi deklaratën e miratuar më 2 maj, deklaratë kjo e dëmshme. Unë mendoj se do të kemi pasoja shumë të rënda për të ardhmen, për mos të thënë edhe argument që të vendoset edhe për procesin e Hagës që po ndodhë sot, sepse aty thuhet që shteti i Kosovës paska informata për njerëzit e zhdukur”, tha Selmanaj për Blic Interview.