Lajme

“S’duhet të ketë takime për presidentin – vendi të shkojë në zgjedhje, populli të vendos a do autoritarizëm apo demokraci”

04/08/2026 18:50
nga:G B

Ditët e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit po kalojnë.

E, pavarësisht kësaj, zgjedhja apo marrëveshja për këtë çështje nuk duket në horizont.

Një takim pa marrëveshje u mbajt të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti tha se për zgjedhjen e presidentit u nevojiten 84-85 vota.

Ai tha se pret që të takohet edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

Ndërsa, nga kjo parti kanë kërkuar që Kurti t’u precizojë saktë për çfarë do të diskutojnë, që të shohin si të veprojnë më pas.

Për çështjen e presidentit, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, për Gazeta Blic thotë se mendon se nuk duhet të ketë fare takime.

Sipas tij, vendi duhet të shkojë në zgjedhje dhe aty qytetarët të vendosin nëse duan demokraci apo autoritarizëm.

“Unë jam për zgjedhje, besoj që hiç nuk duhet të ketë përpjekje për zgjedhje të presidentit, as që duhet me u taku për punë, po duhet shkuar ne zgjedhje, populli le të vendos a do autoritarizëm, a do demokraci”, ka deklaruar deputeti Eman Rrahmani./Gazeta Blic/

 

Ish-deputeti i AAK-së: ‘Fushata zgjedhore veçse ka filluar’

Haxhiu: Uroj që të mos vijë situata që të shpall datën e zgjedhjeve

‘Kurti më rrëzoi kur të gjithë më donin sërish Presidente’, Rexhaj i LVV: ‘Deklaratë nën afekt s’ka patur vota nga deputetët’