Lajme

Qeveria e Kosovës miratoi disa vendime në mbledhjen elektronike të mbajtur mbrëmë

11/26/2026 15:07
nga:Genita C

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbrëmë një mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar disa vendime lidhur me ndryshimet në Programin e Projektligjeve për vitet 2026-2028, emërimin e komisioneve të pranimit për tri pozita të larta drejtuese, si dhe korrigjimin e një vendimi të mëhershëm, raporton GazetaBlic.

Po ashtu, Qeveria ka miratuar ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e mungesës së mjeteve për paga dhe shtesa për muajin nëntor 2026.

E plotë:

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë mbledhje elektronike, në të cilën ka:

Miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit të Projektligjeve për vitet 2026-2028.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Drejtor ekzekutiv” në Inspektoratin Qendror të Punës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Komisioner për Gjuhët” në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës.

Miratuar vendimin për emërimin e Komisionit të Pranimit për kategorinë e lartë drejtuese, për pozitën, “Sekretar i Përgjithshëm” në Ministrinë e Digjitalizimit dhe Administratës Publike.

Miratuar vendimin për korrigjimin e vendimit të Qeverisë Nr. 10/12, të datës 17 nëntor 2026.

Miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve financiare për muajin nëntor 2026, në kategorinë e shpenzimeve për paga dhe shtesa.­­­­­­