Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë një deklarimi në Kuvendin e Kosovës, ka përcjellë mesazh urimi për 28 Nëntorin, duke përmendur edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.
Kadrijaj tha se dëshiron t’i përshëndesë nga Kuvendi ish-krerët e UÇK-së, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ajo u shprehu urimet për festën e 28 Nëntorit, duke shprehur shpresën që festën e ardhshme ta presin të lirë.

