• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Salihu: “Mungesa e Fadil Vokrrit është e pazëvendësueshme, Blatter e donte shumë”

03/25/2023 21:57
nga:E K

Eroll Salihu, ish sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës, ishte i ftuar në ‘BlicInterview’ ku ndër të tjera ka folur edhe rreth kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Salihu nuk e la pa u ndalur për të folur për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, shkruan GazetaBlic.

Ai deklaroi se figura e tij është e pazëvendësueshme duke e cilësuar si një lider të lindur për të cilin figurat botërore të futbollit kishin shumë respekt.

“Vetëm 6 vite pasi u pranuam në FIFA pas një lufte bashkë me të 10-11 vjeçare, por edhe të tjerë para tij. Pikërisht prej këtij stadiumi ka filluar pavarësimi i futbollit, po shihet qartë se mungesa e tij është e pakonpenzueshme”, deklaroi Salihu, raporton Gazeta Blic.

Salihu shtoi tutje se figurat e njohura botërore të futbollit si Blatter e Platini kishin një respekt të veçantë për Vokrrin.

“Ai ka qenë një person të cilin Blatter e ka dashur shumë, pastaj edhe Platini me të cilin flisnin në gjuhën franceze. Ka qenë i gjithë anshëm dhe me sens humori. Kishte diplomaci të lindur”, shtoi ai.

/GazetaBlic/