• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Salihaj: Sistemi ynë arsimor është i dobët, s’është cilësor, s’është efektiv dhe nuk prodhon vlerë shtesë

01/14/2024 22:38
nga:Gazeta Blic

Një nga ekspertët e arsimit, po vlerëson se Kosova nuk ka investuar në sistemin e arsimit.

Jonuz Salihaj, i cili merret me sistemin arsimor, për emisionin “Expose” prodhim i Gazeta Blic ka theksuar se sistemi arimor në Kosovë është i dobët, nuk është efektiv dhe madje sipas tij, nuk prodhon vlerë shtesë.

“Rezultatet e testit PISA kanë qenë padyshim të pritshme sepse nuk është investuar në sistemin arsimor”, tha ai për “Expose”, raporton Gazeta Blic.

Ai tha se Kosova ka ndërtuar një sistem arsimor joefektiv.

“Tash e një kohë është treguar që sistemi jonë është i dobët, nuk është cilësor, nuk është efektiv dhe nuk prodhon vlerë shtesë”, tha ai.

“Ne kemi dalë edhe më keq se sa është pritur, jemi më keq se në 2018”, vlerëson Salihaj, duke komentuar rezultatet e testit PISA.

“Fëmijët tanë kanë dalë keq në lexim, që është kushti elementar që të kuptohet diçka”, shton ai./ Gazeta Blic