• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rukiqi: LDK-ja ka arritë të shtrijë strukturën e vet në pothuajse secilën lagje e në secilin fshat

11/26/2023 22:17
nga:Gazeta Blic

I anëtarësuari së voni në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi po e konsideron si një festë, ditën e rizgjedhjes së Abdixhikut në krye të LDK-së, raporton Gazeta Blic.

Ai për emisionin “Expose” ka theksuar se procesi i zgjedhjeve në LDK ka qenë i përgatitur mirë dhe se shton ai, kësaj here, LDK-ja ka arritë të shtrijë strukturën e vet në pothuajse secilën lagje e në secilin fshat.

Rukiqi është i bindur se ka pasur një konsensus të plotë për figurën e Abdixhikut, duke rritur siç tha ai, edhe entuziazmin tëk votuesit e LDK-së.

“Të gjitha punimet kanë qenë të drejtpërdrejta në shumicën e mediave, ka qenë një atmosferë e festës dhe një konsensus i plotë sa i përket organeve të reja drejtuese të partisë dhe rizgjedhjes së kryetarit Abdixhiku, në këtë rast si udhëheqës i partisë për katër vitet e ardhshme”.

Sipas tij, procesi ka qenë i përgatitur me muaj të tërë për shkak sepse ka kaluar në të gjitha strukturat e LDK-së.

“Kësaj here, LDK-ja ka arritë të shtrijë strukturën e vet në pothuajse secilën lagje e në secilin fshat”.

Pra, shton ai, nuk është një akt procedorial i një ditë por ka qenë jë proces i gjatë me muaj të tërë, ku ka pas kushte të garës dhe në disa degë të caktuara ka pas edhe kandidatë që kanë hyrë në garë.

“Është me rëndësi të theksohet rreth kandidaturës së kryetarit ka pas një konsensus i cili pastaj është reflektuar edhe në votë dhe në entuziazmin e pjesës së votuesve të LDK-së”, thotë ai për emisionin “Expose”.