• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrusta: SBASHK-u dhe Sindikata e Trepçës, janë të vetmet sindikata që s’po mund t’i kontrolloj Qeveria

11/12/2023 21:57
nga:Gazeta Blic

Në anën tjetër, anëtarja e Partisë Social Demokrate, Teutë Rrusta ka mbështetur fuqishëm kërkesat e sindikalistëve të Trepçës, derisa ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë Kurti për tentim kontroll ndaj sindikatave.

Sipas saj, e vetmja është Sindikata e Arsimit, ajo e cila nuk është kontrolluar nga ana e pushtetit.

Tash kjo puna e protestave siç duket është bërë edhe pengesë edhe për atë arsye edhe e madhe për këtë pushtet. Protestat si vitin e kaluar, e mbaj mend Sindikatën e Arsimit, poashtu edhe tash Sindikatën e Trepçës, kanë qenë ndoshta i vetmi organizim ose ndër të vetmet formate të organizuara, struktura të cilat ky pushtet nuk i ka nën kontroll. Pra, po del që realisht pengesë kryesore nuk po janë protestat si të tilla por organizimi i strukturuar me kërkesa të qarta”, thotë ajo për emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Ajo tha se si Parti Sociale Demokrate i kanë mbështetur këto protesta.

Sipas saj, punëtorët e Sindikatës të Trepçës kanë qenë tejet të durueshëm në raport me premitmet e qeverisë dhe neglizhencën pastaj.

“Mos të harrojmë që pushteti aktual, qeveria Kurti ka premtuar 70 milionë euro investime në Trepçë 2 vitet e para të qeverisjes, e tash jemi në fund të vitit të tretë dhe nuk ka ndodhur ende asnjë investim, tjetra ka premtu rregullim të kushteve të punës që janë jetike, ata kështu ashtu punojnë në kushte të këqija edhe kur të rregullohen, lëre më në këtë infrastrukturë që është ekziston dhe aty nuk është bërë asnjë gjë e re, dhe tjetra ka premtuar në invetsime të tjera kapitale dhe ato nuk janë bërë”, tha ajo, raporton Gazeta Blic.

“Madje as nuk janë deklaruar në shumicën e kohës në këtë çështje, çka po shohim ne është më tepër është njëfarë mënyre e disiplinimit që ky pushtet e ka pasur në qasjen e saj me Sindikatën edhe atëherë me të Arsimit edhe tash me të Trepçës sesa realisht është një mënyrë e komunikimit dhe të dialogut që nesër masnesër me gjetë një zgjidhje edhe të mundshme por edhe që i qetë puntorët jashtë këtij domenit vetëm të ekzistencës.”