• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rritja e inflacionit, Shala: Qeveria jashtë lojës për të ndihmuar qytetarët në kohë krize!

04/17/2026 21:34
nga:G B

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se inflacioni është rritur dhe se kjo edhe si rezultat i politikave jo të mira adekuate.

“Po dhe raportet zyrtare, qoftë vendore, qoftë ato ndërkombëtare tashmë e kanë konfirmuar një inflacion që kalon mbi 6%. Inflacioni i cili ka një tendencë rritje dhe jo stabiliteti, praktikisht është si rezultat i politikave jo të mira adekuate që do të duhej të kishin në sektorë të caktuar vitalë që janë ndikuar drejtpërdrejt në linjat e furnizimit dhe në politika të tjera fiskale. Qeveria më është krejtësisht inert në këtë relacion dhe përveç deklaratave populiste nuk ka veprime konkrete që me ndikuar në ekonomi dhe me ndikuar në stabilitet apo në ulje të çmimeve. Normalisht të gjitha këto kanë barrë të madhe, kryesisht për buxhetin e shtetit, por edhe për xhepin e qytetarëve të Kosovës, ku kjo shkalla e inflacionit me këtë trend do të thotë është deri në një situatë të shqetësuese”, ka thënë ai.

Sipas tij, qeveria është jashtë lojës për të ndihmuar qytetarët në këtë kohë krize.

Shala thekson se qeveria është dashur të implementojë atë buxhet që e ka pasur të hartuar për rezervën shtetërore për naftën.

“Po, qeveria është jashtë lojës komplet, vetëm teori dhe deklarata populiste. Qeveria në radhë të parë është dashur të implementojë atë buxhet që e ka pasur të hartuar për rezervën shtetërore për naftën. Qeveria tashmë nuk është në gjendje të tregojë apo të intervenojë me rezervën e shtetit që duhet ta ketë për situata të tilla, s’paku si domethënë, orvatje ose tentim i fundit, rezervën që ka ta lënë në dispozicion të tregut, në dispozicion të bujqve në vend, por që në esencë tashmë është e konfirmuar që Kosova me rezervat e naftës është zero. Dhe në këtë relacion do të thotë qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap në katër vitet e fundit sa i përket rezervës shtetërore, me një sasi tepër të vogël vitin e kaluar, por që ka rezultuar komplet si aferë korruptive çështja e rezervës shtetërore. Në këtë relacion pra nuk kemi sektor stabil i cili kishte me u përmend si rezultat pozitiv i ekonomisë e gjithë kjo ka ndikim direkt apo indirekt tek çështja edhe tek çmimeve, sepse kur mungojnë rezerva shtetërore, kur mungon dora e shtetit, politikat fiskale, mungon intervenimi bazik dhe shkencor mbi fenomene të caktuara të prodhimtarisë vendore, normalisht që krejt këto reflektojnë pastaj në një situatë të tillë ekonomike”, ka vlerësuar deputeti për Expose të Gazeta Blic.

Shala po ashtu vlerëson se qeveria duhet të veprojë dhe se thekson se ajo nuk ka realizuar shkallë të investimeve kapitale në asnjë sektor.

“Unë konsideroj që politikat fiskale të shtetit duhet të jenë ato të cilat duhet ta stabilizojnë ekonominë dhe subvencionimi i investimeve kapitale në linjat e prodhimit, por edhe në linjat e furnizimit. Nëse ne e kemi të shkëputur zinxhirin e furnizimit nga realiteti dhe jashtë kontrollit, nëse ne e kemi të shkëputur apo zero shkallën e investimeve kapitale, veçanërisht në linjat e prodhimit vendor, nëse ne tërë kapacitetin tonë ekonomik tregtar e orientojmë nga importet, normalisht që jemi në situata të atillë. Pra, qeveria nuk ka realizuar shkallë të investimeve kapitale në asnjë sektor”, ka deklaruar Ferat Shala nga PDK./Gazeta Blic/