• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rritja e çmimit të rrymës/ Dakaj: Pasojë e mafisë energjetike – qeveria ka dështuar në këtë sektor

05/04/2025 20:59
nga:G B

Gazetari i ekonomisë, Shkëlzen Dakaj, ka thënë se qytetarët do të paguajnë çmim të lartë për shkak të mafias energjetike në Kosovë.

Ai në një intervistë për Expose të Gazeta Blic, ka vlerësuar se mafia energjetike ka ndikuar në rritjen e çmimit të rrymës dhe vjedhjet në këtë sektor kapin shifra qindra miliona euro.

“E kemi thënë prej fillimit kur ka qenë kërkesa e parë për rritje të çmimit prej 35 për qind, se ka qenë absurde në atë se çfarë kanë qenë zhvillimet dhe që e kemi përcjellë ne. Duhet marrë parasysh rënia e çmimit të energjisë në bursa, nuk e kemi situatën ku deri në 600-700 euro është paguar megavati. Ajo që duhet përsëritur sot është që ne qytetarët e Kosovës e paguajmë këtë çmim si rezultat i mafias energjetike të Kosovës, që sot mund të themi me përgjegjësi të plotë se është e instaluar dhe ka arritur ta shtrijë ndikimin e saj në të gjitha strukturat, poret, të cilat janë vendimmarrës për çmimin e energjisë elektrike. Nëse e shohim se qysh ka ardhur deri te kjo rritje, këtu e kemi ndikimin e mafias energjetike të Kosovës, aferat për të cilat krejt mediat kemi raportuar, hajnitë vjedhjet që janë bërë në këtë sektor e që kapin shifra qindra miliona euro, e kemi edhe ndoshta të qëllimtë dështimin e prodhimit të energjisë elektrike nga KEK-u, ku duhet theksuar se KEK-u si asnjëherë më parë ka devijuar nga prodhimi i energjisë elektrike në momentet kyçe. Sot nëse e shohim KEK-u thotë se e ka prodhuar sasinë e njëjtë të energjisë sa ka qenë e paraparë, mirëpo duhet kuptuar se nuk është e njëjta energji elektrike që prodhohet në sezonin e dimrit kur është piku e kur çmimi i energjisë është 10fish më i shtrenjtë, se sa kur prodhohet verës, ka dështuar për shkak të menaxhmentit, që mendoj se tashmë është menaxhmenti që ka punuar për interesa të veta dhe të këtij mekanizmi që ne po e quajmë mafia energjetik dhe interesat e tyre”, është shprehur ai.

Si pasojë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike, Dakaj paralajmëron vështirësi në jetën e qytetarëve.

“Kjo do të reflektojë në rritjen e çmimeve të produkteve tjera që do t’ua vështirësojë jetën qytetarëve të varfër edhe për 16.1 për qind. Por tani jemi në një situatë ku së shpejti do të kemi rritje më të madhe për shkak se do të futemi në një proces ku do të ndodhë derregullimi i tregut, rreth 1700 kompani do të futen në treg të hapur dhe më nuk do të mund të furnizohemi me të njëjtin çmim të rrymës që prodhohet prej burimeve tona të KEK-ut por do të varemi nga çmimet që janë importi i energjisë elektrike, që do ta rrisë edhe më shumë çmimin e produkteve bazë”, ka vlerësuar ai.

Dakaj e sheh fajtore qeverinë për sektorin e energjisë.

“Një qeveri e cila nuk është e zhytur në këtë korrupsionin e mafias energjetike nuk lejon që të rritet kostoja për qytetarit të Republikës që e udhëheq vet. Nëse s’do të ishte e vërtetë kjo që e kemi thënë, që prej niveleve më të larta të pushtetit, e kemi parë nga kryeministri e poshtë që i ka mbrojtur të gjithë, Martin Berishajn, drejtorin e KEK-ut, të gjithë që janë ekspozuar nga mediat për afera korruptive të lidhura me sektorin e energjisë elektrike. Kjo është dëshmi që ne s’kemi të bëjmë me një drejtor atje që ka punuar për interesa të veta personale dhe në dëm të interesave personale por e kemi komplet një strukturë që shkon deri te kryeministri”, ka potencuar ai.

Sipas tij, sot qeveria s’ka përgjigje ndaj qytetarë për këtë rritje të çmimit, që shpërfaq sistemin korruptiv.

“Sot e shohim që nuk e ka as përgjegjësinë më të vogël për t’ua dhënë një përgjigje qytetarëve që po protestojnë për herë të tretë në kundërshtim të këtij çmimi. Kjo është ajo që shpërfaq dështimet dhe jo vetëm dështimet e kësaj qeverie por që shpërfaq sistemin korruptiv i cili është të paktën i faktuar që është instaluar thellë në sektorin e energjisë elektrike”, ka thënë Shkëlzen Dakaj./Gazeta Blic/

 

Rryma në veri/ Zemaj: Mospërfshirja vjen si pasojë e mafias energjetike, ku preket interesi i tyre, nuk ka shtrirje të sovranitetit

Shala: Qeveria bëri shkelje, për herë të parë në histori ndau Kosovën në dy tregje energjetike – amnistoi veriun