• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëzimi i Kurtit / Tahiri: Jemi serioz për mocionin, PDK e LDK e kanë këtë frikë

07/02/2023 21:47
nga:N M

Edhe pse partia e tretë në Kuvend si opozitë, shef i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri thotë se janë vlerësuar për opozitarizëm ndaj Qeverisë së Kosovës, qoftë për marrëveshjen Kosovë Serbi, qoftë për temat që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit dhe veprimet e Qeverisë në veri, raporton Gazeta Blic.

Së fundmi ai ka folur edhe për mocionin e partisë që i takon për rrëzimin e kësaj qeverie dhe frikën që kanë dy partitë e tjera PDK dhe LDK për këtë nismë.

“Opozita ka dy probleme serioze, e para është në numër pak në Kuvend janë 42 dhe e dyta janë tri parti. Ne si AAK kemi vlerësuar se marrëveshja është më e mirë sesa situata që është në Kosovë dhe zbatimi i kësaj marrëveshje e çon Kosovën përpara si në rrafshin e brendshëm me sovranitet në Veri, po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar në NATO në KiE dhe në OKB”, tha ai për emisionin “Expose”, prodhin i Gazeta Blic.

”Dështoi Albin Kurti për shkak se i mashtroi jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe miqtë më të mëdhenj të Kosovës siç është Amerika. Opozita është ballafaquar edhe me një problem tjetër, populli po na thotë a jeni me Albin Kurtin a me këta të tjerët, nuk është ky diskursi nuk ka të bëj, ne kemi qenë me Kutin në marrëveshje, kemi votuar marrëveshje ndërkombëtare, kemi votuar një mori ligjesh si AAK , por ne nuk mund të jemi me Albin Kurti që po e çon vendin në një rrugë qorre, të pashpresë dhe sovranitetin e Kosovës e ka redukatuar në një oborr të një komune, e në një zyre të një kryetari që të vetmin aktivitet që e ka, prej dhimtes po e them, të dal në dritare dhe me shikoj poshtë. Ne kemi nisur një mocion, kemi qenë serioz, unë e di që edhe PDK edhe LDK janë përkushtuar që t`i japin nënshkrimet dhe të vetmin hezitim e kanë se a bëhen 61 vota, këtu është problemi, as PDK as LDK nuk e ka asnjë pikëpyetje se në çfarë rrugë po e çon Kosovën z. Kurti. Shumë njerëz kanë thënë po pse e nisni në këtë kohë mocionin, sepse problemit duhet t`i dilet në ballë dhe në nisje. Ne e dimë se si parti ndoshta i kishim fituar disa vota pak më shumë, sikur ti themi bravo Albin mirë e ki, mirëpo ne e dimë që nuk është në rrugën e drejt, as në funksion të forcimit të sovranitetit, as të shtetit, është në funksion të forcimit të agjendës së Vuciqit”, thotë Tahiri

Tahiri thotë se kjo parti politike do të vazhdoj ta kritokoj qeverinë në rastet kur është gabim, përmes Kuvendit të Kosovës e assesi ta kundërshtoj këtë Qeveri me mjetet që kishte bërë dikur Vetëvendosje sa ishte në opozitë.

“Si parti politike, si Aleancë, ju e keni parë që edhe në vlerësimet jemi grupi parlamenat më aktiv, do ta kryejmë punën tone, do t`i dallim në ballë qyetarëve për atë që mendojmë dhe ne mendojmë që rrugën që e ka marrë z. Kurti e dobëson Kosovën dhe mbi të gjitha na shtin në një rrugë qore që nuk ka fund Protestat janë gjithmonë opsion, janë mjet demokratik i presionit te Qeveria, bili bile Kurti e ndjen dhe e dinë shumë mirë këtë, por pyetja shtrohet ndryshe? A janë këta dhe a i ndihmonjë kauzës që ne të bëjmë protesta, ngjashëm çka po i ndodh Serbisë JO, nuk është ai modeli jonë, nuk është modeli i Aleancës, modeli i Albin Kurtit , modeli jonë është ballafaqimi i tij me atë çka ne besojmë dhe ne besojmë se kundërshtia me Amerikën është gabim, ne besojëm se kryeneçësia në veprim të vetë pa spektrin poltik është gabim dhe dalja ng kjo situatë është nxjerja e Kosovës prej një qoshi që ka hyrë .. ndërtimi i një narrative tonë që Bruksel e Ëashington, që ne nuk jemi delja e zezë”, tha ai.

05/20/2024 21:22

Ahmeti: Për 20 vjet në Kosovë kanë qenë vetëm 7 radarë që e kanë matur shpejtësinë