• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëfimi prekës i ish-punëtorit të “fabrikës së kancerit” në Hanë të Elezit: Kam veç një kërkesë!

02/25/2022 22:18
nga:Gazeta Blic

Pas shumë vitesh vuajtje nga sëmundja e kancerit, zëri i ish-punëtorit të ndërmarrje “Salloniti” Faik Brava, u dëgjua edhe njëherë brenda objektit ku ka punuar më shumë se 30 vite, pa e ditur se një ditë do të bëhet shkaktar i kanceri në mushkëri.

Ky ish-punëtor i kësaj ndërmarrje që dikur mirrej me prodhimin e pllakave dhe gypave të azbestit, e pati të pamundur të ngrihet nga shtrati, për të rrëfyer për Expose sfidat që ia solli qëndrimi brenda këtij objekti me përmbajtje të rrezikshme kancerogjene.

Ai sot ka veç një kërkesë, “zbatimin i vendim të Agjencisë Kosovare të Privatizimit”, përmes të cilës do të mund të marrë dëmshpërblim për gjendjen e tij shëndetësore.

Pran shtratit ku qëndron i shtrirë, Faik Brava një tavolin është mbushur me dokumente që pasqyrojnë gjendjen e tij shëndetësore.

Sëmundja e kancerit atij i kishte sjellur edhe probleme tjera shëndetësore, duke mbetur kështu i pa lëvizshëm.

Këmbët i kam të paralizuar, në mushkëri kam kancer.

Po që nja tri vjet, mu kanë shfaqur.

Mjekët  me kanë thënë se kjo është sëmundje e pa shërueshme, kancerogjen”, tha Brava

Ai thotë se e ka të pamundur sigurimin e terapisë mjekësore për t’i bërë ballë betejes me kancerin.

As pensioni nuk po me del 200 euro po më shkon në muaj. Nuk po mbrrij me i ble krejt barnat, qështu kush po mundet.

Vallahi shumë zahmet po e kam, por tash spo di as vet çka me thane”, deklaroi ky ish-punëtor.

Të njëjten po e presin tash e sa vite edhe mbi 400 punëtorë tjerë, po ashtu të prekur nga kanceri si pasojë e punë në këtë ndërmarrje, ku 250 prej tyre tashmë kanë ndërruar jetë nga sëmundja e kancerit.