• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëfimi nga Ceraja e Leposaviqit, fshatit më Verior të Kosovës të banuar me shqiptarë!

04/29/2022 20:33
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte transmetoi në televizionin Kanal10 një dokumentar për fshatin Cerajë të Leposaviqit.

Në këtë fshat që duket i harruar nga të gjithë banojnë vetëm 6 familje, nga 72 sa ishin gjithsej.

Shpërnguljet nga ky fshat kishin nisur që nga lufta e dytë botërore, derisa lufta e vitit 1999 besohet t’i këtë zënë rreth 20 familje banore të këtij fshati më verior shqiptar.

Djegia e shtëpive dhe presioni i vazhdueshëm serbë, do të detyronte të gjithë banorët të largohen nga Ceraja dhe fshatrat tjera për-rreth.

Pas përfundimit të luftës, më saktësisht në vitin 2002 aty ishte rikthyer familja Halili, për të nisur jetën aty ku e kishin lënë në gjysmë. Më vonë do të riktheheshin edhe disa familje tjera, që përveç presionit serb dhe tensioneve të herë pas hershme ndëretnike, do të përballeshin edhe me mungesë të përakrahjes së shtetit të Kosovës, çka do t’i detyronte të largoheshin sërish nga Ceraja.

“Jemi fshatrat  e fundit në Komunë të Leposaviqit, prej këtu deri në Trepçe ka shumë pak banorë, në Batahir nuk është askush, në Dedi nuk është askush, dmth arrin në Trepçe, këtu dyshimi është se u shit kjo pjesë ose kanë bërë ndonjë marrëveshje që t’ua dhënë deri në Trepçe e pastaj ju njohim.

Këtu kryesisht jetojmë me blegtori, bletari, bujqësi, këto, unë i kam 5 hektar e gjysmë që i punojnë, i kam edhe 60 koshere bletë, i kam edhe disa lop, por këtu ka problem shumë, rrugë nuk ka”, tha Halili.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: