• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëfimi i rrënqethës i Fadil Muqollit i cili humbi 14 anëtarë të familjes në ‘Masakrën e Poklekut’

04/14/2024 21:05
nga:Y I

Me 17 prill të vitt 1999, në fshatin Poklek të Drenasit ndodhi një nga masakrat më të tmerrshme mbi popullsinë civile shqiptare nga ushtria serbe.

53 anëtarë të familjeve Muqolli, Elshani, Caraku dhe Hoxha u vranë, u masakruan dhe më pas u dogjën .

Në këtë masakër humbën jetën 23 fëmijë nga foshnje 6-muajshe deri në moshën 14 vjeç.

Në prag të përvjetorit të 25 vjetorit të kësaj ngjarjeje makabre, vjen në një rrëfim ekskluziv për dokumentarin “Expose” Fadil Muqolli, i cili humbi 14 anëtarë të familjes në atë mbrëmje prilli.

Ai rrëfen me detaje se çfarë ndodhi atë ditë dhe se si i gjetën trupat e familjarëve të masakruar dhe të djegur.

“Me datën 17 prill të vitit 1999 forcat serbe sulmuan fshatin nga të gjitha anët dhe me të gjitha mjetet . Atë ditë kam qenë në shtëpi, me datën 16 prill kam ardhë në shtëpi.Pasi që u sulmua fshati në orët e hershme të mëngjesit, ka qenë ditë e shtunë ditë me shi, familja prej gjuajtjeve nuk ka mundur të largohet në mal dhe kanë vendos me shku për Drenas. Derisa kanë hy në Drenas i kam përcjell dhe pasi kanë hy në Drenas unë kam shku në pozicionet ku I kemi patur sepse kam qenë ushtarë me gjithë vëllain. Forcat serbe ju kishin dale në rrugë dhe i’u kanë thënë me u kthy në shtëpi në fshat. Baba ka refuzu dhe forcat serbe kanë gjuajtur në ajër me pushkë automatike dhe I kanë kërcënu se nëse nuk ktheheni do t’iu vrasim. Baba është kthyer , kanë ardhë në shtëpi ndërsa ne nuk kemi dit që janë kthy. Forcat serbe s’kemi mujt me ndal mos me hy në në fshat, kanë hy, kanë ardhë në shtëpi edhe i kanë nxjerrë jashtë dhe i kanë numëru dhe sërish i kanë urdhëru me hy brenda. Pas një kohe të shkurtë kanë hy brenda dhe e kanë marrë babën, Sinanin, dhe Ymer Elshanin, i kanë nxjerr prej shpie në oborr dhe i kanë ekzekutu. Pas ekzekutimit menjëherë janë rikthy në shtëpi, e kanë hap derën e dhomës ku kanë qenë 57 njerëz, ua kanë hedh dy bomba dore. Pas qetësimit të bombave kanë hy brenda me pushkë automatike dhe kanë gjujt derisa kanë mendu se i kanë vra të gjithë.Prej asaj dhome kanë dale të gjallë gjashtë persona. Forcat serbe janë kthy prap në mbrëmje dhe e kanë djeg dhomën ku kanë qenë kufomat, të nesërmen prap janë kthy dhe e kanë djeg dhomen edhe njëherë dhe pas 5-6 ditësh janë kthy edhe njëherë dhe e kanë djeg dhomën edhe krejt shtëpinë.

Muqolli tregon se si i morën eshtrat e familjarëve dhe i dërguan në mal, ku i lanë aty, deri pas përfundimit të luftës.

“Forcat serbe i kishin pas përgatit eshtrat me i marr mirëpo na si ushtri kemi vendos me ardhë, me hy brenda edhe mi marr eshtrat.Kemi marrë një bateri të kerrit dhe një batanije, kemi ardhë e kemi mbyll dritaren me batanije e kemi ndez dritën e veturës edhe i kemi mbledh eshtrat dhe i kemi shti në thasë. I kemi marr ato eshtra dhe i kemi qu në mal ku i kemi maru një bunker dhe kanë qëndru deri pas përfundimit të luftës. Në këtë masakër kanë qenë brenda në dhomë 23 fëmijë prej foshnjes 6-muajshe deri në moshën 14 vjeçare. Këtu janë vrarë familja ime 14 anëtarëshe, familjet e tre axhallarëve, Halilit 7-anëtarë, Rrahmani 6-anëtarë edhe Ilmia 7 anëtarë. Familja e Ramadan Muqollit 7 anëtarë, familja e Ymer Elshanit 7 anëtarë, familja Caraku 4-anëtarë, familja Hoxha 1-anëtar dhe familja e Tafil Muqollit 1-anëtar. Kjo ka qenë shtëpia ime personale ku kam jetu me 20 anëtarë të familjes mirëpo me datën 17 prill mbetëm vetëm 6-anëtar” tregon Muqolli për dokumentarin Expose raporton Gazeta Blic.