• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrëfimi i ish të burgosurit politik për turturat brenda burgut të Prishtinës

05/13/2022 22:18
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në televizionin Kanal10 dokumentarin “Arratisja nga burgu famkeq”.

Muhamer Shabanit, një ish- i burgosur politik në burgun e Prishtinës, ka ndarë rrëfimin e tij ekskluziv për Expose për turturat brenda këtij burgu dhe arratisjen nga aty.

Si 23 vjeçar ai do të arrestohej për pjesëmarrje në organizim të protestave kundër shtypjes së shqiptarëve nga regjimi atëhershëm jugosllavë.

“Unë isha student në akademinë e Arteve tek Tahir Emra në atë kohë rash në kontakt me Bajrush Xhemajlin, Ramadan Veliun, Nuhi Berishën veç niheshim, me Ahmet Isufin e shumë shokë të tjerë, me të cilët filluam me aktivitetet për organizimin e protestave dhe shkruarjes së pallurave, për ngritjen e popullit”, tha Shabani.

Ky angazhim i tij në atë kohë do të shërbente për të krijuar raporte miqësore me Bajrush Xhemajlin, një ish-i burgosur politik që po ashtu vepronte në ilegalitet, derisa bënë përpjekje edhe për të siguruar  teknikën për shtypjen e revistës ”Liria”. Atëbotë Bajrush dhe Mustafë Xhemaili së bashku me Rrahim Sadikun dhe të tjerë punonin si gazetarë, në përgatitjen e teksteve të revistës ndërsa Muhamer Shabani isha angazhuar për ilustrimin e teksteve.

Duke qenë në shënjestër nga regjimi serb, arrestimi i Bajrush Xhemajlit dhe Muhamer Shabanit do të ndodhte në ditën dhe vendin e njëjtë. Që të dy banonin në një shtëpi me qira në lagjen e Muhaxherve në Prishtinë.

“Ishte 14 dhjetori i vitit 1982, isha student në Akademi të Artëve, pas ditën isha tek dajtë ku shkova për drek derisa pasdite kisha një lëndë në Akademi, ku u vonova pak, për kojcidencë ajo vonesa kishte shkaktuar për të mos hasur në polici sepse ata kishin ardhur për të më kërkuar në akademi, kur shkova aty në ligjeratë, kolegët me shikuan me habi por askush nuk me sinjalizoj se unë jam i rrezikum edhe  e ndjejsha një plogështie”, u shpreh ai gjatë rrëfimit për Expose.

Pas arrestimit, ai do të dërgohej në burgun e hetuesisë që tani është shndërruar në muze, ku ishte marrë në pyetje për disa orë nga policët hetues dhe ishte toruturuar në forma të ndryshme ngaqë ishin në dijeni se ai ishte pjesë e organizatës që udhëhiqej nga Hydajet Hyseni e Mehmet Hajrizi, derisa në pranverën e vitit 1982 do të vendoste bazat e një grupi operativ së bashku me Gursel Sylejmanin, Ahmet Demirin dhe Riza Llapashticën.

“Pas turturave, këmbët u ajen nuk mundsha as të vendosi këmbën në këpucë ngaqë ishin ajur, aty me kapen nga krahu dhe me dërguan në qeli, ku ishte një person i dënuar me vdekje, një shok për mua sepse isha 23 vjeçar”, tha ai.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e plotë: