• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rrahmani: Sanksionet ndaj Kosovës të padrejta, duhet të koordinohemi me SHBA-të

12/17/2023 21:53
nga:Gazeta Blic

Një deputet nga shumica parlamentare po i konsideron të padrejta masat sanksionuese të vendosura nga Bashkimi Evropian, raporton Gazeta Blic.

Eman Rrahmani, deputet nga Lëvzija Vetëvendosje për emisionin dokumentar “Expose” ka theksuar se Kosova ka qenë konstruktive në dialog, andaj shton ai, sanksionet janë të padrejta.

Rrahmani megjithatë e ka një kërkesë të qartë për shefin e tij: Kërkon që dialogu duhet të jetë në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Natyrish se secila masë apo kufizim i Kosovës, në çfarëdo aspekti është e dëmshme për vendin dhe angazhimi duhet të jetë i të gjithëve, duke filluar dhe prej Qeverisë, edhe Kuvendit, pozitë e opozitë që të dalim nga kjo sitiatë dhe të arrijm që këto masa të hiqen”, thotë ai.

Sipas tij, qasja e Kosovës dhe arsyeja pse janë vënë këto masa, që janë të padrejta.

“Kosova ka qenë konstruktive në dialogun me Serbinë dhe sidomos kjo është vërtetu apo konstatu pas sulmit terrorist, i cili ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Kështu që besoj, që sidomos prej asaj date është e pastërt gjithçka, dhe qëllimi i Serbisë është destabilizimi i Kosovës, ndërhyrja në sovranitetin dhe integritetin e saj. Kjo i konvenon Serbisë dhe besoj që në këtë aspekt mendoj që masat do duhej të ishin ndaj Serbisë dhe jo ndaj Kosovës, mirëpo jemi në një gjendje faktike dhe duhet të angazhohemi të gjithë të dalim nga kjo situatë”.

Rrahmani ka theksuar se është shumë më e rëndësishme vazhdimi i dialogut duke u koordinu me SHBA-të të cilat kanë kontribu që të jemi sot këtu.

Ai ka theksuar se Kosova pos dialogut me Serbinë, ka edhe shumë probleme si migrimi i qytetarëve, gjendja në shëndetësi, gjendja në arsim…

“Duhet të kemi fokus shumë më të madh që të angazhohemi të përmirësojmë këtë gjendje, për shkak që në politikën e jashtme angazhimi edhe i  kryeministrit edhe i zëvendëskryeministrit, besoj që ka zënë hapësirë të mjaftueshme për me i adresu këto çështje. Mirëpo, natyrisht secilën herë që i duhet mbështetje duhet të ketë edhe prej Kuvendit, në raport me Serbinë, patjetër duhet të ketë mbështetje edhe prej opozitës, mirëpo edhe prej shoqërisë civile, e cila ka thënë kontributin deri sot”.