• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rexhaj: Me ne nuk do të ketë kompromis të dhimbshëm për Kosovën në marrëveshjen përfundimtare

05/06/2022 22:21
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar dokumentarin e titulluar “Krejt dhe drejt dialogut”.

Në këtë dokumentar është paraqitur ndryshimi i qëndrimeve të Kryeministrit Albin Kurti, karshi dialogut me Serbinë.

Bashkëpartiaku i tij, deputeti Arber Rexhaj ka thënë për Expose se nuk do të ketë kompromis të dhimbshme për Kosovën nga marrëveshja përfundimtare me Serbinë.

“Ne nuk kemi kompromis të dhimbshëm, sepse këtu po bisedohet për Kosovën dhe në këtë kuptim, kompromisi është i papranushëm për Kosovën, Kompromise mund të bëjë Serbia nëse do, për Serbi por jo për Kosovën dhe në këtë kuptim, temat e tilla si Asosacioni dhe shkëmbimi i territoreve, siç kanë qenë në agjendë të Kryeministrave dhe Presidentëve paraprak, mendoj se tek ne nuk ekzistojnë”, tha Rexhaj.

Më poshtë ju sjellim dokumentarin e plotë: