Drejtori i “Grupit për Ballkanin” l, Naim Rashiti i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, ka thënë se mes palëve ka një mosbesim të madh.
Rashiti ka thënë se mosbesim të madh mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar.
“Mes palëve ka shumë mosbesim, por ajo që të shqetëson më së shumti është se ka mosbesim mes Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar dhe mes Serbisë dhe faktorit ndërkombëtar. Kjo është ajo që po e pengon sekuencimin më të shpejtë të veprimeve të marrëveshjeve”, thotë ai, raporton Gazeta Blic.
Rashiti e ka një këshillë se si duhet qasur Qeveria e Kosovës dialogut.
“E vetmja mënyrë për ta bërë kete proces të konsoliduar eshte që palët të zhvillojnë një dialog shumë të sinqertë me miqtë e saj ndërkombëtar, që planet e Kosovës të jenë të sinkronizuar me miqtë ndërkombtarë”, tha Rashiti për blic Interview raporton Gazeta Blic.


