• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ramush Haradinaj jep lajmin e papritur: Nuk do të largohen sanksionet e BE-së

10/20/2023 22:10
nga:G C

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj thotë se nuk do të largohen sanksionet e BE-së ndaj Kosovës.

Këtë deklaratë Haradinaj e dha në Blic Interview me Astrit Gashin ku theksoi edhe mos-ndëshkimin e Serbisë për sulmin terrorist në veri të Kosovës.

Haradinaj tha se Kosova do të ndëshkohet në vazhdimësi, shkak mos-implementimi i obligimeve në tryezën e dialogut.

“Nuk do të ndëshkohet Serbia, edhe nëse dënohet do jetë sipërfaqësore, neve nuk do të na largojnë sanksionet që i kemi.Pozicioni i Kosovës nuk është në rregull, sanksionet do të vazhdojnë. Në aspektin formal, BE-ja do të mundohet të jep ndonjë lajm të lehtësimit të masave ndëshkuese, por në aspektin real do të mbesim të ndëshkuar në vazhdimësi derisa nuk implementojmë obligimet që kemi marrë. Këtu nuk ke nga ia mbanë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, që Kosova të del sa më shpejt nga kjo situatë duhet kryeministri Kurti të zbatojë marrëveshjet e dakorduara.

“Ajo çfarë duhet të bëjë Kurti është menjëherë të implementojë marrëveshjet e obligimet që ka marrë në tavolinë me amerikanë e evropianë. Kurti, sot duhet të implementojë bilateral me Amerikë dhe BE dhe mos të kushtozojë asgjë me Serbinë”, tha Haradinaj.

Nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë sipas kreut të AAK-së, Serbia nuk ka hapësirë që të na kërcënojë.

“Në rast se ne implementojmë obligimet me aletatët tanë, Serbia nuk ka hapësirë më të na kërcënojë në veri. Lajm i mirë do të ishte që Kosova kreu obligimet e marrura me aleatët”, tha Haradinaj për Blic Interview.