• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Ramadani: Takimet për çështjen e Presidentit, më shumë sipërfaqësore se sa përmbajtësore!

02/27/2026 22:01
nga:Y I

Burim Ramadani nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ ka folur për çështjen e Presidentit dhe takimet e Kurtit me krerët e partive opozitare.

Ramadani tha se këto takime duken më shumë sipërfaqësore se sa për mbajtësore.

Por sipas Ramadani një gjë është e qartë në gjithë këtë situatë…’Vjosa Osmani nuk do të jetë më Presidente’.

“Takimet për çështjen e Presidentit më duken më shumë sipërfaqësore se sa përmbajtësore sepse nuk duket ndonjë indikacion i qartë se ka përafrim ose ide të përbashkët dhe diskutimi rreth asaj se nuk i kemi numrat dhe nuk i kemi emrat tregon për një situatë krejt fallco dhe sipërfaqësore. Nëse duan partitë politike t’a zgjedhin Presidentin e ri do të duhej që të flasin për kritere politike dhe kushtetuese dhe për emra të përveçëm sepse kjo është domosdoshmëri. Pra jemi rreth një javë para afatit përfundimtar për zgjedhjen e Presidentit dhe asnjë parti politike nuk e ka luksin tani të thotë se nuk kemi emër të përveçëm, nuk flasim me emra dhe nuk kemi numra pra vota. Por ajo që e besoj dhe që duket fare qartë është se në Kosovë ekziston një lajm….’Vjosa Osmani nuk do të jetë Presidente dhe nuk do të jetë madje as e kandiduar për Presidente’ sepse duhet t’i ketë 30 nënshkrime në Kuvendin e Kosovës për të hyrë në garë dhe jo vetëm që nuk i ka 30 por nuk i ka asnjë”

Ai tha se s’ka asnjë dilemë që secili shqiptar do të ndjehej mirë nëse Presidenti i ardhshëm do të ishte nga familje që kanë kontribu dhe sakrifiku për Kosovën si familja Jashari apo Haradinaj.

“Nuk ka asnjë dilemë se kushdo që jeton në Kosovë dhe është shqiptar dhe e don Kosovën, secili njeri do ndihej mirë nëse Presidenti i ardhshëm do të ishte prej familjeve që kanë kontribuar dhe sakrifiku për Kosovën qoftë nga familja Jashari apo familja Haradinaj, nga familje të tilla për të cilat vlera e kombëtarisë nuk ka asnjë dilemë sepse Kosova ka nevojë për dashuri për atdheun, kombin, sakrificën e madhe që është bë. Unë do të ndihesha i nderuar sikur secili qytetar në Kosovë sikur President në Kosovë do të ishte dikush nga familja Jasharaj, Haradinaj apo familje që kanë kontribu vërtet për Kosovën” deklaroi Ramadani për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.

/Gazeta Blic/