• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rama: Qeveria Kurti ka dështuar në 100 ditët e para të qeverisjes, nuk ka dhënë sinjale ndryshimi

06/25/2021 22:03
nga:Y I

Njohësit e zhvillimeve politike në vend kanë opinone të ndryshme për sa i takon punës apo mospunës së Qeverisë Kurti në 100 ditëshin e parë.

Njohësi i çështjeve politike, Fidan Rama, thotë se që nga premtimet e fushatës deri tek marrja e pushtetit kanë ndryshu për 50 deri në 60%.

“Nëse fillojmë me analizu nga premtimet e fushatës deri të marrja e pushtetit, munden me dalë në 50-60% që kanë ndryshuar në start. Veçanërisht kur flasim për parimet që i ka përmendur gjatë fushatës dhe sot në veprim është krejt dicka tjetër. 100 ditë të qeverisë Kurti, një focus i brendshëm i tyre për me kriju një lloj infrastrukture e cila do t’iu mundësonte shtrirjen e ndikimi në institucionet e pavarura, kur po e them këtë po e ndërlidhi me shkarkimet që kanë ndodhur në përgjithësi, punësimet e familjareve, një model që e kemi pa në qeveritë e kaluara”

“Në këtë aspekt kemi parë një përqëndrim të shtrirjes së autoritetit. Nuk mund të quhet ndryshim i asaj cfarë ka ndodhur. 100 ditëshi nuk ka sjellur ndonjë sinjal se mund të ndryshoj në këtë aspect, përvec një vazhdimësi të asaj që kemi parë më herët, qasjen e krijimit të infrastrukturës në agjenci dhe institucione të pavarura”

Rama thotë se Qeveri Kurti ka dështuar në 100 ditëshin e parë t’iu tregojë qytetarëve se po shkojmë drejt një ndryshimi.

“Unë besoj se Qeveria Kurti ka dështuar që në 100 ditë t’ju tregojë qytetarëve, që ai 50%-shi që ka dalur nga 14 Shkurti, nuk është përmbushur dhe nuk ka dhënë sinjale se po shkojmë drejtë një ndryshimi. Nisur nga qasja që ka nëpër institucione të ndryshme dhe qasja me paranë publike. I kthehemi planit qeverisës, nuk ka investime kapitale, nuk ka investime konkrete, bazamenti i qeverisë ka qenë ngritja ekonomike dhe nëse i shohim në planprogram nuk dihet se si do të ndodh rritja ekonomike, pastaj nuk kemi pasur asnjë paraqitje televizive të z. Kurtit në debate, ka mungesë të transparencës. Unë pres që ai të dalë dhe të tregoj nëse ka ndryshuar apo jo, është izolim total i prezencës së z. Kurtit, gazetarët nuk po kemi mundësi nga ai cfarë po ndodh brenda, andaj ai duhet të dalë dhe të ballafaqohet dhe të tregojë nëse ka ndryshuar dicka në këto 100 ditë apo ne kemi fakte dhe arugmente tona dhe nuk japin sinjale për një gjë të tillë” tha Rama për dokumentarin “Expose”.