• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Rama: Prishtina po transformohet në secilën pjesë të kryeqytetit

02/16/2024 22:26
nga:Sh R

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ftuar në “Blic Interview” me Astrit Gashin, thotë se rruga “Xhorxh Bush”, është pjesë e transformimit të një rruge që ka qenë për makina, tani është bërë për këmbësorë.

Rama thotë se kanë bërë diskutime me Katedralen që të largohen rrethojat rreth saj, pasi që u duhet hapësira publike për qytetarët.

“Kjo është pjesë e transformimit prej një rruge që ka qenë rrugë për makina, autobusë etj. E dini që një periudhë kohore ne e kemi mbyllë për makina private, por e kemi lënë të hapur për transport publik dhe ne nuk e kemi mbyll këtë deri sa është hapur parkingu nëntokësor këtu. Ne e kemi bërë edhe projektin, dhe në këtë vit fillon transformimi i sheshit. Dhe këtë po e bëjmë këtë vit, kemi pasur diskutime edhe me katedralen që me i hap edhe këto rrethojat që i ka me i hek krejt sepse neve na duhet hapsira publike, sepse qytetari e ndjen vetën që qyteti është i qytetarit jo i makinave të ndryshme”, tha ai.

Rama thotë se problemin e trafikut nuk e ka sjellur ai, pasi që edhe më herët ka qenë ky problem.

“Opinionet janë të ndryshme, por neve si qytetarë të kryeqytetit, arsyeja se pse ne sot nuk dëshirojmë me ec, por me hip në makinë është se nuk kemi hapsira publike të mirëfillta, ku e ndjejmë veten të sigurtë, ku e ndjejmë veten të lirë me sc në hapsira publike edhe hipim nëpër makina. Unë edhe kur kam ardh këtu trafiku ka qenë problem, nuk e kom pru unë problemin e trafikut. Cka ka tash më shumë që s’ka pas përpara? Ka më shumë hapsira publike. Qytetarët që jetojnë në “Ulpianë” e ndjejnë vetën të lirë me ec deri në “Tophane”, e kanë një ecje shumë të lirë dhe të mirë”, theksoi Rama.

Tutje ai thotë se këtë vit fillon ndërtimi i disa projekteve të reja në kryeqytetz

“Përpara s’ke pa as rendera as projekte, ske pa kurgjo përpara, tash po sheh projekte të cilat normal duhet me u projektu para se me u ndërtu. Këtë vit ne fillojm me ndërtu edhe platformën, fillojmë me ndërtu edhe nënkalimin, edhe sheshin, sepse projektet e mëdha marrin kohë për dizajnim dhe planifikim. I kemi projektet të cilat marrin kohë me u projektu, e kemi pas na vitin e parë me buxhetim të qeverisjes se kalume, na e kemi faktikisht vetëm një vit tonin ku kemi mujt me buxhetu për me i dizajnu dhe tash vitin tjetër ku buxhetojmë për me i ndërtu”, u shpreh Rama.

I pari i Prishtinës thekson se Prishtina po transformohet në secilën pjesë të kryeqytetit, ku thotë se zhvillon takime të rregullta me qytetarët e kryeqytetit.

Ai thotë se në këtë mandat kryhen disa projekte që kanë filluar.

“Normal që po, rruga A, rruga B që lidhet me rrugën A, rruga që lidh Gollaku  atje që është duke u ndërtu, platforma që lidh pallatin me Arbëri, kryhen këtë mandat. E ke pa rrugën A, dy herë Gjykata ka tentu me ndal një projekt madhor, duke u thirr në interes publik, interesi publik është me u zhvillu projekti, me u ndërtu, unë i kom ofru tërë kohën bashkëpunim por refuzojnë, përvec ministrit Liburnit që është super bashkëpunues, dhe e falënderoj publikisht, tjerët mundohet me i sabotu proceset. Këto cka janë në dorën time unë i shtyj super shpejt, por ka elemente tjera që ti e ai e ky nëse doni me sabotu sabotoni, por dijeni që nuk jeni tu e sabotu Perparim Ramën, por jeni duke sabotu qytetarin e Prishtinës dhe Prishtinën”, thotë ai.

Tutje ai thotë se edhe faza e dytë për rrugën A, do filloj këtë vit ku shton se janë duke punuar edhe për tunelin në rrugën A.

“Këtë vit pritet të filloj edhe pjesa e dytë, edhe tunelin e rrugës A jemi në bashkëpunim me ministrinë e infrastrukturës, që edhe e ka nda buxhetin 8 milionësh për me bo këtë shpimin, ata kanë qenë bashëpunues. Prej fillimit flas për me shty përpara unazën e kryeqytetit, ajo është jetike për kryeqytet dhe ministri i financave nuk don me shty përpara, qeveria nuk e sheh si prioritet një projekt madhor për qytetarë të cilët e paguajn 50% të buxhetit të Kosovës, prishtinalit e pagujnë atë buxhet, bizneset e Prishtinës e pagujnë atë buxhet, e qeveria na sabuton ne projetket të cilat i duhen kryeqytetit”, theksoi Rama.

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend