• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Raci: Qeveria Kurti nuk ka premtuar autostrada, por s’do të kemi afera të reja korruptive, siç jemi mësuar

05/27/2024 18:51
nga:G C

Analisti politik, Gazmir Raci ka thënë se Qeveria Kurti nuk ka ardhë në pushtet duke premtuar autostrda.

Madje sipas Racit, premtimi ka qenë që të zhbllokohen ato rrugë magjistrale dhe të rindërtohen.

“Me sa unë e kujtoj, kjo mazhorancë nuk ka premtuar autostrada, premtimi ka qenë që të zhbllokohen ato rrugë magjistrale dhe të rindërtohen. Ne e dimë që ministri i financave ka deponuar disa dokumente për disa rrugë magjistrale që ka pasur probleme të mëdha të aferave korruptive por që askush nuk i hetoi ende, nuk ka asnjë hetim zyrtar”, tha Raci.

“Rruga për Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, secila prej tyre ka pasur afera dhe dyshime për korrupsion sidomos te shpronësime, vetëm fatura nga 2 milionë në 20 milionë që u fry në njërën nga këto rrugë ka qenë shumë sfiduese rishikimi i tyre dhe tani kemi një fillim të mbarë të këtyre rrugëve që po ndërtohen dhe natyrisht rrugët në momente të tilla s’mund të ndërtohen për 6 muaj, është një kohë shumë e gjatë që duhet pritur për t’u kryer e unë shpresoj dhe dua të besoj se s’do të kemi më afera korruptive në rrugët e Kosovës”, shton ai.

Sipas Racit, më nuk do të ketë afera korruptive dhe është optimist që edhe rrugët për në Pejë do të përfundojnë.

“Kjo është çështje shumë profesionale e kontratave dhe afateve ligjore, që vendosen në këto korniza të kontratave për ndërtim të rrugëve. Ka filluar dhe rruga për Pejë dhe punimet po bëhen me intensitet shumë të lartë, por një segment atje është në OSHP, por mendoj që është mirë që kanë filluar, le të kryhen dhe po shpresoj që s’do të kemi afera të reja korruptive, sikur jemi mësuar të shohim për vite të tëra në Kosovë”, tha Raci për “Expose”, prodhim i GazetaBlic.