• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Qerkinaj: Po thuhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore po luan me eshtrat që janë aty!

01/22/2023 22:00
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte në Kanal10 rrëfimin e Bajram Qerkinajt nga Qendra Burimore për Personat e Pagjetur.

Qerkinaj ka dyshime se as Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk po e kryen punën e tyre siç duhet në identifikimin e trupave të gjetur, ku besohet se brenda këtij institucioni ka mbete kockore të mbi 300 trupave, identifikimi i të cilëve ende nuk është bërë.

“Po thuhet se Instituti i Mjekësisë Ligjore po luan me eshtrat që janë aty dhe dorëzohen familjarëve pa një pjesë të trupit, ose pa kokë, ajo është vdekje për familjen edhe njëherë, ka qenë rast që është dorëzuar në Mitrovicë para një muajë”, u shpreh ai.

Më poshtë dokumentari i plotë:

Lufta në Kosovë, e iniciuar nga regjimi i atëhershëm i Serbisë, prodhoi pasoja të mëdha për shumë familje. Rreth 13.500 njerëz u vranë. Prej tyre, rreth 11.000 ishin shqiptarë, rreth 2.200 serbë dhe rreth 300 të komuniteteve tjera. Në përfundim të luftës, të zhdukur ishin rreth 6.000 persona.

Gjatë gërmimeve që janë bërë në lokacione të ndryshme në Kosovë dhe Serbi, janë gjetur mijëra mbetje mortore në varreza masive.

Procesi i kërkimit të 1.617 personave ende të zhdukur është ngadalësuar viteve të fundit, për shkak se kanë filluar të rrallohen edhe informatat.

Sipas institucioneve, dëshmitarët mund të kenë vdekur, disave u ka humbur kujtesa, e të tjerët ose kanë vendosur të mos flasin, ose frikësohen të tregojnë vendndodhjen.
Që nga viti 1999, në territorin e Serbisë janë gjetur trupat e pajetë të më shumë se një mijë qytetarëve nga Kosova, të zhdukur në luftë.

Varreza më e madhe masive me trupa të shqiptarëve nga Kosova është gjetur në Batajnicë – lokacion afër kryeqytetit të Serbisë, Beograd. Në vitin 2001, atje janë gjetur trupat e 744 shqiptarëve.