• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Qerkinaj: Nuk po mund të dalë para familjarëve të pagjeturve, nuk po kam fjalë me ju tregu ku ka stagnuar procesi!

01/22/2023 21:35
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte në Kanal10 rrëfimin e Bajram Qerkinajt nga Qendra Burimore për Personat e Pagjetur.

Në këtë dokumentar është pasqyruar puna e këtij komisioni në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe rolin e tyre.

Qerkinaj, sot thotë se e ka të vështirë të dalë para familjarëve, të cilët sa herë që e takojnë presin informacione për fatin e më të dashurve të tyre. E për këtë fajin ua hedh drejtuesve të shtetit.

“Unë, personalisht me këta që po i udhëheqi nuk po kam fjalë me i thirrë dhe me ua spjegu ku kanë stagnu, e kanë bërë një punë të cilën i kanë formuar nëngrupe, nën komisione, janë takuar jashtë Kosovës, por rezultate nuk ka pasur. Unë i marrë dy shembuj për atë që ka ndodhur, nëse janë 24 vet në Kalludër të gropuar, njeriu i gjallë që i ka ekzekutuar aty thuhet se ushtria i ka marrë me i vorros një nga një dhe ende nuk dihet ku janë, pse more nuk punohet, pse more nuk kërkohen”, tha ai.

Ai tregon se shpesh përballet edhe me presion nga familjarët dhe kërkesa për të organizuar protesta në shenjë revolte për mos zbardhjen e fatit të personave të pagjetur, as 24 vite pas luftës.
“Bajramit nuk po lënë gjë pa i thënë, bile bile ndalem ndonjëherë e mendoj a kam faj unë, thonë pse spo na leni me dalë në demostrata, nuk është koha, ne dokumentacionin e kemi, mjafton me u përmend, unë e kam një dokumet ku shkruan se shkuan 20 autobusa në Sienicë, tek një minierë e qymyrit, po 20 autobusa ka 40 bëjnë 800 vetë, e atë e shukatën, kanë gërmuar dy herë edhe u kry muhabeti, o mani se qata njerëz që kanë shkruar në gazetë e kanë shkuar 20 autobusa me njerëz ja duhet me shku në burg ja duhet me që ku janë”, u shpreh ai.

Më poshtë dokumentari i plotë: