• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Qerkinaj: Nuk ka me pas as zhvillim e as njerëzim, pa zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

01/22/2023 21:42
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte në Kanal10 rrëfimin e Bajram Qerkinajt nga Qendra Burimore për Personat e Pagjetur.

Në këtë dokumentar është pasqyruar puna e këtij komisioni në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe rolin e tyre.

Bajram Qerkinaj, që tani është vendosur në një zyre të re në Prishtinë, me mungesë të ngrohes e shumë gjërave tjera elementare, është i bindur se vendi nuk do të gjejë rehati e as nuk do të ketë zhvillim pa zbardhjen e fatit të mbi 1600 personave të pagjetur.

“As nuk ka zhvillim, as nuk ka me pas njerëzim e punësim, kur ti dhimbjen time nuk e ndjenë se çka me ka ndodhur, kur unë nuk jam në rrugë i mirë e asnjëherë si njeri nuk mund të flasë me ty për shkak të dhimbjes, e mua nuk po me bashkangjitesh për me i kërku të pagjeturit, për mua të gjitha nanat në Kosovë janë të njëjta në Kosovë e jashtë Kosovës”, tha Qerkinaj.
Megjithatë, shpresa për gjetjen e më të dashurve të tyre nuk do të shuhet kurrë.

“Familjari deri të vdes e ka një llojë shprese se ka me i ardhë fëmiju. Gjyshja ime ka jetuar 125 vite, motra e Avdyl Likocit, burri i saj është atu, merreni me mend i ka humbur burri në 12-të, i ka humbur dajli në 45-tën, e ka shti Hajzerin me ecur shkallëve, se pa ardh Sadiku nuk e le, sot e kësaj dite nuk iu dihet vorri as njërit e as tjetrit, por nëna ka vdekur me shpresë. Ne kemi gjithmonë shpresa se do të gjinden, dhe të mos bënë më bisedë me gjakpirësat e Kosovës deri të zbardhet fati i të pagjeturëve, kjo ke ajo shpresa që e përmenda në fillim, prindi gjithmonë ka shpresë”, tha tutje.

Më poshtë dokumentari i plotë: