• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Qerkinaj: Nuk ka Kryeministër pëveç Albin Kurtit që nuk me ka ftuar në takim!

01/22/2023 21:50
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim medial i GazetaBlic ka transmetuar sonte në Kanal10 rrëfimin e Bajram Qerkinajt nga Qendra Burimore për Personat e Pagjetur.

Në këtë dokumentar është pasqyruar puna e këtij komisioni në zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe rolin e tyre.

Bajram Qerkinaj, shprehet i indinjuar me faktin se nuk është ftuar asnjëherë në takim nga Kryeministri Albin Kurti, i cili para se të marrë pushtetin, pati deklaruar se do të kushtëzonte dialogun me zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.

Ai përmend vetëm numrin dy të qeverisë, Besnik Bislimin, të cilin thotë të ketë takuar vitin e kaluar, por çdo gjë që sipas tij është diskutuar ka stagnuar në atë pikë.

“z. Besnik Bislimi është takuar njëherë me mua dhe kam qenë shumë i kënaqur me bisedat të cilat I ka bërë para 1 viti me mua, dhe premtimet që i kanë dhënë për Bruksel të cilat kanë stagnuar qatu dhe nuk ka lëvizuar asgjë. Andin Hoti thotë se jemi dakordu për disa gjëra, por Serbia nuk ka pranuar, dhe do të bisedohe, që sa? Që 1 vit e diçka. Kanë thënë se do të jetë prioritet pjesa humane, por ne asnjë bisedë për strategjinë çka kanë bërë ose do të bëjnë nuk e kemi.

Le të thotë Kryeministri kur mua me ka parë, unë po e shoh shpesh, nuk ka Kryeministër përveç Albin Kurtit, që nuk kam pirë kafe me ta në rezidenca të tyre, as Ramushi, as Isa Mustafa e as ai tjetri, përveç me Albin Kurtin. A e di kur kam pirë kafe me të? Kur është lëshuar nga burgu dhe na kemi mbajtur protestë gjatë gjithë natës, atëkohë Pajazit Nushi ka qenë kryetar për të drejtat e Njëriut. Tash duke e udhëhequr një qendër burimore, duke u përkrahur nga mijëra njerëz, duke pasur besim një njëri që ka katër gjenerata të pagjetur, të rralla janë në evropë”, tha ai.

Më poshtë dokumentari i plotë: