• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pse Vushtrria vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut? Flet Ferit Idrizi!

11/27/2022 21:16
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic ka transmetuar sonte një dokumentar në Kanal10 për vërshimet që ditëve të fundit preken disa zona në vend.

Gjatë kësaj jave ekipi i Expose ka vizituar Komunën e Vushtrrisë, ku në disa fshatra lumi Silnica kishte dalur nga shtrati dhe kishte vërshuar tokat bujqësore.

Një prej faktorëve kryesor, për të cilin Kosova rrezikon vërshimet çdo herë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, supozohet të jetë dëmtimi i shtretërve të lumenjve, si pasojë e nxjerrjeve të paligjshme të zhavorrit.

Por kjo nuk shihet si arsyeja e vetme në Vushtrri. I pari kësaj komune Ferit Idrizi, përmend mungesën e argjinaturave në Lumin Silnica, gjë që sipas tij kontribuon shumë në përmbytjen e zonave.

Megjithatë, gjendja vlerësohet të jetë e menaxhueshme, ndonëse kanë vendosur në gjendje gatishmërie të gjitha kapacitetet, për të ndërhyrë në rast nevoje.

Të nesërmen, vendi i njëjtë ku ishte realizuar intervista me kryetarin Ferizi ishte mbuluar me ujë, pas ngritjes së nivelit të lumit Silnica.