• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pse po armatoset Serbia?

04/22/2022 21:39
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar në Kanal10 dokumentarin për zhvillimet e fundit në Veri, të titulluar “Më e keqja nuk ka ardhur”.

Krahas zhvillimeve të tensionuara, shteti serb ka vazhduar furnizimin me armatim në sasi të shtuar nga Rusia dhe Kina, situatë kjo e cila po konsiderohet e rrezikshme për vendin ngaqë mund prodhojë konflikt të ri në Ballkan e veçmas në Kosovë.

“Armatosja e Serbisë që bëhet në vazhdimësi e sidomos tani me intensitet më të shtuar nga Kina, Rusia e Bjellorusia, është një sinjal i keq për të cilin besojmë se edhe NATO dhe BE do ta thonë fjalën e vetë, sepse mënyra se si armatoset dha nga kush i merr keto armë është me rreziqe të caktuara për rajonin e sidomos për Kosovën që vazhdon të mos e njeh dhe të ketë pozicion armiqësor ndaj shtetit të Kosovës” , tha Enver Dugolli, deputet nga radhët e LVV.

“Serbia po dëshiron të dërgoj mesazhe me këtë çështje, jam i bindur se edhe vet Vuçiq e kupton se janë të rrethuar nga të gjitha shtetet që janë anëtare të NATO-s dhe një avanturë për destabilizimin e Kosovës, nuk mund të arrijë sepse janë forcat e NATO-s këtu, por që është shqetësuese ky armatimi i Serbisë është dhe jo vetëm për ne, andaj unioni Evropian disi po më duket se nuk ja ka treguar vendin siç e meriton, sepse nëse kjo vazhdon kështu të armatoset, nuk e di arsyeja që i bën këto çështje e nëse ajo vazhdon të mbetet satelit i Rusisë në këtë ballkan, atëherë unë frikësohem se do të ketë problem të tjera, sepse duket se Rusia nuk e ka vetëm Ukrainën kështu në fokus”, tha Fatmir Sheholli drejtor i institutit IAMN.

Më poshtë mund ta ndiqni dokumentarin e plotë: