• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

‘Protesta e Njësive Elitare të policisë’ Gashi: Duhet të kenë kompensim adekuat, s’janë njësite vullnetare!

11/03/2023 21:41
nga:Y I

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi,  i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folor për protestën e Njësive Elitare të Policisë.

Gashi i pyetur nga gazetari Astrit Gashi se ka vërejtje, se nuk është ky momenti i duhur për të protestuar pas sulmit në Banjskë, u përgjigj kështu.

“Ka ndjeshmëri, por në këtë rast përgjegjësia është e Qeverisë që me qenë e kujdesshme që ata mos me u ndje sikur nuk po kompensohen për punën që e bëjnë dhe për rrezikshmërinë që e marrin për vete. Ne nuk pretendojmë se ata janë mercenar por në fund të fundit ata janë profesionistë dhe po e bëjnë punen e tyre si profesionistë dhe për profesionin e tyre duhet me u kompensu. Pra kompensimi material dhe jomaterial për ata duhet të jetë adekuat” deklaroi Gashi.

Ai tha se kompensimi për Njësitë Elitare të Policisë, duhet të jetë adekuat, pasi ata nuk janë njësite vullnetare.

“S’janë njësite vullnetare nuk po bëjnë luftë guerile, janë përfaqësues institucional shtetëror dhe për punën që e bëjnë duhet të kompensohen. Ata duhet të kompensohen edhe me ditë pune sepse me muaj të tërë kanë qëndru 24 orë në shërbim, pra edhe stresi edhe ngarkesa emocionale, ngarkesa familjare edhe plot elementë të tjerë duhet me u pa se si me u kompensu, sepse je shtet. Nuk është se kërkojnë vetëm ata, krejt shtetet e kanë këtë punë, duhet kompensim”

“Duhet edhe trajtim me psikolog, duhet një sistem përkrahës për njerëz të cilët përballohen me këtë punë e cila është shumë stresuese. Qeveria nuk po e kupton se shteti është një sistem i cili duhet të ndërtojë mekanizma që garanton që përfaqësuesit profesionalë, administrata, shërbyesit civilë janë në funksion të shtetit por edhe shteti duhet të ketë mekanizma të kujdesit ndaj tyre. Pra, paramendojeni veten në një situatë, ku je në një gjendje luftarake, dhe jeta juaj është e rrezikuar non-stop dhe normalisht pasi kalohet kjo situatë ka stres post-traumatik, dhe normalisht duhet trajtim. Kemi patur raste kur një pjesë e këtyre Njësive Elitare si rezultat i këtij stresi që e kalojnë kanë patur edhe orientime më radikale fetare duke kërkuar me kalu stresin në njëfarë forme. Duhet të jetë një qasje më gjithpërfshirëse dhe një qasje totalisht jopolitike” deklaroi Gashi në Blic Interview.