• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pronari i kafes “Te Martini”: Insperktorët e UDB-ja i përcillte zyrtarët e lartë të LDK-së

01/01/2022 22:51
nga:Gazeta Blic

Martini Hajdari, i cili u bë i njohur me kafen e tij “Te martini”, ka treguar për vitet e 90-ta, se si inspektorë dhe UDB-ja serbe po i përcillte Ferid Aganin, Bajram Kelmendin dhe zyrtarë të tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët në vitet ’95 e tutje qëndronin në lokalin e tij.

“Kjo pjesë e pothusje e tëra ka qenë e banuar me polici e ushtarak të lartë të regjimit të asaj kohe”, rrëfen Martin Hajdari.

Ai tregonte se shpesh shkonte policia në kafen e tij.

“Policia vinte shpesh këtu për kontrolle e gjëra të tjera… punë të tyre. Ka pas kontrolla, vëzhgime e dënime prej më të ndryshmeve por i kemi përballuar disi”, thotë Hajdari.