• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Prokuroria konfirmon për “Expose” se ka ngritur aktakuzë ndaj 5 personave, për rastin e 2 fëmijëve të mbytur në gropë!

12/24/2021 23:11
nga:Gazeta Blic

“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar një dokumentar për rastin e dy fëmijëve të mbytur në një gropë në lagjen Kolovica të Prishtinës, 6 vite më parë.

Fëmijët Florent dhe Florentina Mramori vëlla e motër, njëri i moshës 11 e tjetri 13 vjeçare e kishin humbur jetën në mënyrë tragjike në një gropë të hapur kohë më parë, e cila ishte shfrytëzuar nga disa kompani private për të marrë zhavorin.

Quditërisht për rastin përgjegjesinë nuk e ka marrë askush as rreth 6 vite më vonë.

https://gazetablic.com/avokati-musa-per-rastin-e-femijeve-te-mbytur-ne-grope-ka-pasur-nderhyrje-ne-organet-e-ndjekjes/

Pak kohë para publikimit të dokumentarit, Prokuroria Themelore në Prishtinë është përgjigjur në pyetjet e adresuara nga Expose dy ditë më parë dhe ka konfirmuar se është ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, për veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, raporton GazetaBlic.com

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 29.10.2020, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.M., S.B.,I.K., S.B., dhe M.J., në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, nga neni 365 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 6 dhe 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit, aktakuzën e ka proceduar në gjykatën kompetente për trajtim të mëtejmë”, ka njoftuar Laureta Ulaj Zyrtare për Informim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Emisioni i plotë: