• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Profesori i ekonomisë: Propozimi i Qeverisë për pagën 264 “ka vdekur”, paga të mos jetë nën 370 euro

06/18/2023 21:42
nga:N M

Argumente të shumta ka dhënë një profesor i ekonomisë se pse paga minimale në vend nuk duhet të jetë më e vogël se 370 euro, raporton Gazeta Blic.

Profesori Ujkan Bajra, ka thënë se propozimi i Qeverisë për pagën 264 euro duhet të bie.

Sipas tij, kjo për shkak se kanë kaluar një vit i humbur për shkak të mos miratimit të ligjit dhe rritjes së çmimeve bazike dhe inflacionit.

“Është e vërtetë nëse nuk gaboj prej prillit të vitit të kaluar ka qenë në diskutim ligji për pagën minimale dhe ka kaluar më tepër se një vit dhe akoma nuk kemi një epilog rreth kësaj çështje. Çfarëdo vonese që shkaktohet deri tash nuk është në të mirë të mirëqenies së njerëzve, këtë rast të punëtoreve për shkak të përcaktimit të kësaj page minimale e cila duhet të korrespondoj me rrethanat ose me nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi. Nëse e marrim nga prizma e diskutimit në Kuvend që ishte në këto ditët e fundit ndoshta propozimi prej 450 eurove mund të jetë një dëshirë e mirë e deputetëve për të përcaktuar ose për ta lehtësuar sadopak pak problemet dhe vështirësitë ekonomike që i kemi në këtë periudhën e fundit, mirëpo nëse tash e krahasojmë me vendet e rajonit paga minimale në vitin 2023 sillet mes kufijve 350 deri në 400, pra në pesë vendet e Ballkanit”, thotë ai për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic.

Kështu që, sipas tij, rritja e pagës minimale natyrisht se merr për bazë disa faktorë dhe ajo është praktikë që rishikohet në baza të rregullta vjetore.

”nuk është e thënë që të jetë 450, mund të jetë 350 euro, 370, mirëpo me tendenca që ajo të rishikohet përsëri në interval të rregullta kohore që mund të jetë 2024, 2025 e kështu me radhë”, tha Bajra.

Sipas këtij profesori të ekonomisë, qeveria duhet të tërhiqet nga propozimi i saj dhe në konsultim me të gjithë akterët të vendosin për një shumë tjetër të pagës minimale.

Qasje vet në krye në veti e Qeverisë, sipas Ujkan Bajres nuk çon askund.

“Qeveria është partner dhe në bazë të ligjit parashihet se Këshilli Ekonomiko Sociale e përcakton pagën ose vendos apo jep propozime për pagën minimale. Qeveria mendoj se nuk duhet të vendos njëanshëm, duhet të këtë një konsultim me partnerët, me sektorin privatë, duhet te këtë një diskutim, në baza më të gjëra, të shikohet mundësia, të analizohen rrethanat dhe faktorët e tjerë dhe të dilet me një propozim tjetër, mendoj se pozicionimi vetëm në një anë që nuk do të ketë rritje, nuk është e duhura, pra diskutimi duhet të shkoj në frymën e asaj që të konsultohen partnerët privat, bashkë me sektorin publik dhe tek në fund të nxirren konkluzione mbi diskutimet dhe analizat, nëse paga minimale duhet të jetë 350 apo 250 apo edhe 450 euro. Situata ekonomike e qytetarëve të Kosovës është e rënduar dhe kjo sikurse të ishte rritur paga minimale kjo do të ndikonte të kishte një kthim pozitiv tek mirëqenia e njerëzve, tek e fundit paga minimale nuk shërben vetëm për plotësim të nevojave, por është edhe një llojë politike që garanton diskriminim apo mos diskriminim në punë të punëtorëve, pra ne duke u kujdesur për mirëqenien e këtyre qytetarëve, punëtorëve, të kujdesemi edhe për qëndrueshmërinë ekonomike”, konstaton ky profesor, raporton Gazeta Blic.

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!