• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Profesori i Ekonomisë: Biznesmenët ua kanë lakmi politikanëve kosovarë për lluksin dhe mënyrën e jetesës

12/03/2021 22:30
nga:M K

Profesori i Ekonomisë, Mustafë Kadrijaj, ka thënë se lluksi dhe niveli i pasurisë së politikanëve nuk do koment.

Në dokumentarin “Expose”, prodhim i portalit GazetaBlic, Kadrijaj tha se biznesmenët që heqin të zinjtë e ullirit për të arritur te suksesi, me siguri se ua kanë lakmi politikanëve kosovarë për mënyrën e jetesës e lluksin.

“Dallimi dhe ndryshimi i pasurisë për këto 20 vite marrë parasyshë të hyrat reale nuk përkon me krijimin e këtij luksi, që në fakt edhe biznesmenët që heqin të zinjtë e ullirit ua kanë lakminë politikanëve në Kosovë me nivelin e lluksit dhe nivelin e pasurisë.

Edhe shkollimi i fëmijëve të tyre dhe jetën që e bëjnë ata, bie ndesh me nivelin e tregut. Biznesmenët janë ata që ish dashtë me pas lluksin me të madh se ai e rrezikon kapitalin e vetë që pret të ketë pasuri”, tha ndër të tjera ai për GazetaBlic.

/GazetaBlic/

04/14/2024 22:21

‘E kam ruajtur për 25 vite’- Muqolli tregon për vizatimin e motrës dhe përshkrimin e veçantë që ka!