• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pozhari: Vetëm kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, do të mund ta rikthente këtë parti si të parën në vend

11/26/2023 21:21
nga:Gazeta Blic

Një analist tjetër politik, Xhevdet Pozhari thotë se përkundër që Faton Bislmi nuk u lejua në garë, Abdixhiku nuk pati frikë, raporton Gazeta Blic.

Pozhari vlerëson për emisionin “Expose”, prodhim i Gazeta Blic se vetëm kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, do të mund ta rikthente këtë parti si të parën në vend.

“Do të ishte më interesante që të kishte një garë në mënyrë që të reflektonte demokracia. LDK-ja nuk e ka pa të arsyeshme që të improvizojë një skenë të tillë. Nuk mendoj se Lumir Abdixhiku u frikësua nga gara, sepse ata me të cilët do të kishte garë reale nuk kishin shpallur kandidaturën.Por, edhe nëse do të ndodhte ajo garë do të ishte vetëm improvizim”, tha ai.

Lumri Abdixhiku sipas tij, po përpiqet ta rikthejë primatin e kësaj partie dhe duhet një cikël zgjedhor që të rehabilitohet ajo votë. Por, shton ai, për të ndodhur kjo nevojtitet edhe një element shtesë e ai element quhet, Vjosa Osmani.

“Me largimin e asaj që quhej “kllapa e Isa Mustafës” që ishte edhe arsyeja pse Osmani u largua nga LDK-ja, mendoj se është larguar edhe arsyeja që ajo qëndroi hidhëruar me këtë parti. Abdixhiku do të provojë që ta rikthejë LDK-në aty ku ka qenë, por nëse e vlerëson se i duhet edhe një element shtesë atëherë adresa e Vjosa Osmanit në prag të zgjedhjeve, do të ishte një mundësi që ta ftonin në parti”, thotë ai, raporton Gazeta Blic

Një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK, sipas Pozharit, do ta përshpejtonte procesin e rimëkëmbjes së kësaj partie, sepse konsiderohet se është po ajo që në masë të madhe ja mori votat arrogancës së Isa Mustafës, Avdullah Hotit e të tjerëve.