• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Pozhari tregon çka nuk do të kishte problem Kryeministri Kurti për të pranuar nga marrëveshja me Serbinë

05/06/2022 22:30
nga:Gazeta Blic

Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar dokumentarin e titulluar “Krejt dhe drejt dialogut”.

Në këtë dokumentar është paraqitur ndryshimi i qëndrimeve të Kryeministrit Albin Kurti, karshi dialogut me Serbinë.

Gazetari Xhevdet Pozhari, derisa ka kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të transparencës në raport me dialogun, i tha Expose se një Asociacion në frymën e Gjykatës Kushtetuese do të ishte i pranueshëm për Kryeministrin Kurti.

“Mbetet e paqartë të pakten deri më tani se cili do të ishte solucioni, nëse z. Kurti ka ndonjë alternativë apo paleve do tu prezantohen opsione si në rastin e targave, në secilen situatë po krijohen rrethana ku Serbia po largohet nga Dialogut, po flet që janë ditë të vështira dhe Kosova është aty për tiu përgjigjur kërkesave që ka marrë përgjigje dhe cili do të jetë epilogu, do ta kuptojmë në një të ardhme të afërme, të pakten duke u nisur edhe nga deklarimet e më parshme të z. Kurtit, një Asosacion në frymën e Kushtetutesë nuk e ka pasur problem”, tha Pozhari.

Më poshtë ju sjellim dokumentarin e plotë: