• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Policia e Kosovës, nga të rrallat në Evropë pa sigurim shëndetësor e jetësor

11/19/2021 21:50
nga:M K

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se institucionet nuk po bëjnë asgjë lidhur me sigurimin shëndetësor e jetësor të policëve kosovarë.

Ibishi, në një intervistë dhënë “Expose“, prodhim i portalit GazetaBlic, ka thënë se Policia e Kosovës është nga të rrallat në Evropë që nuk ka sigurim shëndetësor e jetësor e lloje të tjera, duke thënë se është i pakuptueshëm fakti pse nuk është bërë deri tash, përcjell GazetaBlic.

“Nuk e kuptoj se kur duhet pritur, pra edhe sa duhet të presim që Policia e Kosovës të ketë sigurim jetësor, shëndetësor e të tjerë. Policët janë të pasigurtë gjatë aksioneve, në kryerje të detyrave.

Kemi edhe nga ta që kanë mbetur invalidë, teksa asnjëra Qeveri, secila prej tyre, nuk ka dalur që ta vendosë si prioritet këtë çështje”, tha ndër të tjera Ibishi për “GazetaBlic“.

/GazetaBlic/

12/04/2021 21:32

Kapen 2 kilogramë heroinë në Gjilan, Policia e Kosovës arreston dy të dyshuar