• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Përparim Rama pranon se ka marrë oferta nga Kurti për të kaluar në VV: S’merrem me to, edhe në zgjedhjet e ardhshme do të kandidoj me LDK-në

02/16/2024 21:54
nga:G B

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka folur për lajmet se ai ka marrë oferta nga kryeministri Kurti, që t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, thotë se ka pasur oferta konkrete por që nuk merret me to dhe se ka ardhur ta përfaqësojë Prishtinën e qytetarët.

“Këto oferta janë që nga fillimi por nuk merrem me to. Oferta konkrete por nuk merrem me to. Unë kam ardhur këtu për ta përfaqësuar Prishtinën, prishtinalitë, të gjithë, si profesionist jo si politikan. Tash normal politika të merr me vete por kur thonë eja e bëhemi bashkë, unë bashkë jam me të gjithë, me qytetarët e kryeqytetit dhe kam kërkuar bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë prej fillimit, sepse të mirat që i bëjmë nuk i marr me vete”, shprehet ai.

Rama shpjegon se që nga fillimi ka treguar se nuk është i interesuar për aspektet politike, por në transformimin e kryeqytetit.

“Jo, jo. Jo. Ke opinione e gjëra të ndryshme për të cilat nuk ia vlen të diskutosh. Unë kam thënë prej fillimit që nuk jam i interesuar në aspektet politike, jam i interesuar ta transformoj kryeqytetin”, potencon i pari i kryeqytetit.

Ai thekson se do të kandidojë sërish në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të Prishtinës, bashkë me LDK-në dhe mund t’iu bashkohet kushdo që dëshiron të kryejë punë të mirë për Prishtinën.

“Unë kam hyrë në garë së bashku me LDK-në, jam bashkë me ta, do të qëndroj bashkë me ta edhe në fazën e dytë, në garat e dyta dhe nuk shoh arsye pse nuk mund të bëhen bashkë edhe të tjerët me neve në transformim të kryeqytetit, pra nuk ka nevojë t’i bashkohesh një partie politike për të kryer një punë të mirë, unë përkundër faktit them se na duhen njerëz profesionistë që janë të fokusuar të zgjidhin çështje të kryeqytetit, jo politikanë që kanë tendencë të kërcejnë nga një platformë në tjetrën, pa zgjidhur probleme që u nevojiten qytetarëve dhe kryeqytetit”, deklaron Përparim Rama./Gazeta Blic/

04/26/2024 23:15

“Rrëfehet” Ismet Munishi U kënaqa tek Ballkani, e Prishtina – “Plisat” janë tifozët më të mirë në vend