• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Përparim Rama, ka gabu shumë, në prishjen e koalicionit me PDK-në”

02/09/2024 22:48
nga:Y I

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se Përparaim Rama, me vendimin për prishjen e koalicionit me PDK-në, ka gabuar shumë.

Ismaili potencoi se që nga fillimi ka hezitu për bashkëpunimin me LDK-në.

“Mendoj se veprimi për prishjen e koalicionit nga ana e Përparim Ramës u prodhua nga Badovci, se a do të shfrytëzojnë nuk e di. Unë kam qenë pjesë e formimit dhe prishjes së koalicioneve edhe në nivel qëndor, ajo që shpeshherë nuk e dinë njerëzit është që shpërfaqin një pjesë të karakerit të tyre në publik . Publiku i sheh, edhe zoti Rama edhe LDK-ja kanë gabu shumë”

“Unë në fillim pata hezitu për koalicionin për në fund ja kam dërgu ekipin më të mirë. Me iu tregu se në momentin kur e marr vendimin me qenë me ju, unë jam me ju, sepse ku është qyteti ku do të jetoj. E kam dërgu ekipin më të mirë, asnjëherë s’kam marrë pjesë nëpër cermonia të komunës, në planifikime, ka patur raste kur më ka ftuar zoti Rama por nuk kam shku sepse nuk kam patur dëshirë me kriju një dualizëm. Jam zhgënju me mënyrën se si janë trajtu bashkëpunëtorët e tij dhe tonët të cilët i kanë dhanë qytetit jetën dhe shërbimin e tyre për aq kohë” deklaroi Ismaili në Blic Interview raporton “Gazeta Blic”

VIDEO: