• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

“Për dy javë bleva barna mbi 1 mijë euro” / Rrëfimi i familjarit për mungesën e barnave në QKUK

03/19/2023 21:03
nga:N M

Ka më shumë se tri javë që Pajazit Kilaj nga Malisheva tërë ditën e po thuajse tërë natën ka qëndruar në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare, për shkak se tre anëtarë të familjes së tij, pësuan një aksident në komunikacion, raporton Gazeta Blic.

Destinacioni i tij për këto tri javë ka qenë më së i ditur – në repartin ku janë të shtrirë tre familjarët e tij dhe barnatoret që janë afër Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Në një rrëfim për Expose, Kilaj ka treguar se për çdo ditë të zotit është dashur të blej nga xhepi i tij, barna e material tjetër shpenzues për familjarët e tij.

Me disa fatura të barnave që ka blerë e që thotë se ka edhe më shumë fatura, por që nuk i ka marrë në rastet e shumta nga barnatoret ku ka blerë ilaçet e medikamente të tjera për familjarët, tregon se mjekët dhe personi tjetër mjekësor çdo ditë i kanë thënë se duhet të blejë ilaçe për trajtimin e tre familjarëve të tij.

Thotë se ku i ka pyetur mjekët dhe të tjerët në repartin, ku janë të shtrirë tre familjarët e Pajazit Kilaj, se pse nuk ka barna, ata në shumicën e rasteve vetëm se kanë rrudhur krahët dhe kanë dhënë përshkrimin se cilat barna duhet blerë.

E shuma e parave që ka shpenzuar për barna, gjatë gjithë kësaj kohe është goxha e madhe.

“I kam në QKUK të shtrirë tre anëtarë të familjes.. i kam në aksident që kanë bërë më shumë se dy javë gati. Gjendja e tyre është jashtë rrezikut …. për çdo ditë po blejë barna… po mi japin (përshkrimet se çka duhet me ble ) ato për terapi, po blej çdo ditë as nuk po u I marr vesh çka janë ato, por pi blej çdo ditë … nuk e di nuk e di veç po duhet mi ble çdo ditë … faturat qe besa edhe s`kam marrë tjerat, krejt falurat janë ilaçe që kam ble, po shyqyr Zotit i kemi senet dhe po i blejmë se mos me pas sikurse këtu në Kosovë qysh i kanë nga 300 euro rrogat, një pacient më pa dy javë është problem e lerë më tre. Unë jetoj jashtë (Itali) dhe këtë problem nuk e kemi atje. Atje kuletën s’mundesh me marrë me veti hiq, e ki dokumentin që shkon shërohesh dhe nuk paguan asgjë. Për afërsisht 1 mijë e më shumë euro, po flas me ilaç me këto lëvizjet me krejt… tash kur e shoh unë që dy javë jam me tre pacientë dhe unë e shoh se nëse dikush me një pacientë që e ka rrogën 200 ose 300 euro dhe çdo ditë duhet me ble barna p.sh, kah 20 euro … është problem”, rrëfen Kilaj.