• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Për çka u pajtuan Lumir Abdixhiku, Vlora Çitaku e Ramush Haradinaj me Dardan Molliqajn?

01/28/2022 21:01
nga:N M

Në momentin që PSD ka njoftuar për mbajtën e protestës ka nisur organizimin dhe ftesat për partitë e tjera që janë në opozitë, por edhe ftesa direkte për deputetet e Kuvendit të Kosovës që të shtunën të protestojnë bashkë kundër vendimit për rritjen e çmimit të rrymës.

Dardan Molliqaj ka treguar për takimet me liderët e opozitës dhe për dakordimet që kanë pasur.

“Ju kemi shkruar tri partive parlamentare. Unë kam pasur takim me kryetarin e LDK-së z. Abdixhiku ku kemi diskutuar edhe për këtë, por edhe për opozitën, takimi ka qenë i mirë dhe konstruktiv në atë se si e shohim edhe pushtetin edhe opozitën dhe nevojën që duhet të ketë bashkim opozitar. Unë mendoj se kemi nevojë për shtim të zërit opozitar e jo që t`ia dëshmojmë qytetarëve se Albin Kurti është armiku dhe opozitare më i madh i vetvetes, unë nuk besoj në këtë qasje, koha do ta dëshmoj por unë nuk besoj dot. Jam takuar edhe me Vlora Çitakun për shkak se kryetari i PDK ka qenë me Covid, kam diskutuar edhe me të( Vlorën) kemi pasur pajtime pothuajse për bukur shumë çështje, por kërkesa jonë ka qenë e njëjtë – të rritet kritika, aktiviteti opozitar. Me z. Haradinaj jam shkruam me telefon dhe ka pasur kërkese që protesta duhej të ftohej bashkërisht, përkundër kësaj ka thënë se AAK e mbështet protestën dhe unë besoj se partitë opozitare duhet të jenë pjesë e protestës” rrëfen ai.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni LIVE në “Gazeta Blic”: