• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Peci për rastin e Gani Jakupit: Një gjë e di sigurtë, Donika Gërvalla është ithtare e respektimit të meritokracisë!

12/01/2023 21:43
nga:Y I

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, njëherësh bashkëkryetar i partisë “Guxo”, Faton Peci, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin ka folur në lidhje me çështjen më të bujshme të javës së fundit, emërimin e këshilltarit të Ministres Donika Gërvalla me pagë 7500 euro.

Peci tha se nuk i posedon informacionet e plota rreth rastit në fjalë dhe s’e nuk mund të flasë shumë.

“Për hir të vërtetës nuk i posedoj informacionet e plota rreth rastit në fjalë. Përderisa nuk i kam informacionet e plota mundem me qenë në nivel të spekulimeve për shkak se jo rrallherë nuk mundemi me u taku me Donikën për arsye objektive të vizitave të shumta që ajo realizon në nivel të shumë kontinenteve në agjendën e saj lobuese. Ajo ç’ka mund të them është se zakonisht në projektet e ndryshme institucionale që kanë të bëjnë me aktivitete kulturore, me artistë ka forma dhe praktika të ndryshme. Ta zëmë dikush mundet me u kompemsu në emër të një projekti ose  të një page kështu që nuk i di specifikat e raportit kontraktual’ deklaroi Peci për Blic Interview raporton Gazeta Blic.

I pytur në lidhje me faktin se konkursi është mbajtur i hapur vetëm dy ditë, ministri Peci pati këtë përgjigje.

“Në parim konkurs dy-ditor nuk mendoj se duhet me pas, ka edhe raste kur janë proceset e negociueshme. Ka raste të tilla psh ku ka edhe konkurse apo shpallje me procedurë të përshpjetuar ose kur ka për ndonjë interes jetik, vital. E vërteta është se si praktikë nuk kam dëgju për forma të tilla por ndoshta ata e kanë pjesën e arsyeshmërisë. Këtë pyetje ndoshta është më mirë kur akterët, përfaqësuesit e ambasadës atje në Bruksel ose edhe zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashme me i adresu për shkak se nuk posedoj informacione të plota”

Ai tha se në parim një gjë e di sigurtë se Donika Gërvalla është ithtare e respektimit të meritokracisë dhe respektimit të ligjshmërisë edhe të rregullave

“Në parim një diçka e di sigurt se Donika Gërvalla është idhtare e respektimit të meritokracisë dhe respektimit të ligjshmërisë edhe të rregullave. Sido që të jetë në çfarë niveli ka qenë ajo në dijeni e informaur për këtë shpallje dhe për këtë raport  kontraktual që është realizu, duke mos paragjyku rëndësinë dhe peshën që mund ta ketë aspekti kulturor ose lobues për Kosovën por sido që tyë jetë nuk i kam informacionet e sigurta por në parim kam një prirje me i besu pastërtisë dhe vendosshmërisë së zv/kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashme. Por jo çdoherë për shkak edhe të pamundësisë që ndoshta, me qenë në baza ditore e angazhuar edhe në aspektin administrativ dhe procedural, që është shumë sfiduese që një Ministër i Punëve të Jashtme që shumicën e kohës është në takime diplomatike për çështje madhore të Kosovës, me mujt me i pa dhe me i përcjell edhe aspektet administrative, procedurale të një shpalljeje të një projekti të caktuar” deklaroi ministri Peci në Blic Interview raporton Gazeta Blic.