Drejtori ekzekutiv i ‘Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave’ (KIPRED), Lulzim Peci ishte i ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin.
Peci thotë se Qeveria ka dashur t’i ikë përgjegjësisë për zbatimin e Asociacionit.
“Qeveria ka dashur që të krijojë një temë të re duke i ikur përgjegjësisë së cilën e ka në derë të shtëpisë, e ajo është përgjegjësia për fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit në komunat me shumicë serbe. Me letrën që ka dërguar kryeministrja Bërnabiq, defakto dhe dejure Serbia është tërhekur nga kjo marrëveshje, mirëpo Serbia e ka tërhekur këtë letër në bazë të asaj që e tha asistenti i sekretarit të Obrien. Tash jemi përsëri në pikën ku mund të fillohet me zbatimin e kësaj marrëveshje”, u shpreh Peci.
Peci tutje thotë se me Serbinë është e vështirë të negociohet, pasi që nëse Serbia do të realizonte marrëveshjen për targa nuk do të kishim tani problemin e targave që na solli në konfrontim me Bashkësinë Ndërkombëtare.
“Unë pajtohem që me Serbinë është e vështirë të negociohet, edhe nëse arrihet një marrëveshje, madje e sheh vetën në gjysmën e realizmit të saj, se nuk i ka realizu plot marrëveshje. Nëse Serbia do të realizonte marrëveshjen për targa në vitin 2015, nuk do të kishim pas sot problemin e targave e cila na solli në konfortim të madh me bashkësinë ndërkombëtare. Tek bashkësia ndërkombëtae egziston edhe një argumentim tjetër, i cili është, se Kosova e ka aprovuar marrëveshjen për Asociacionin në vitin 2013, ka arrit marrëveshjen tjetër për zbatimin e saj në 2015, dhe nuk e ka bë asnjë hap në këtë drejtim”, tha ai.
Tutje thotë se Kurti po heziton që ta zbatoj marrëveshjen pasi që ai ka qenë kundërshtari më i madh i saj sa ka qenë në opozitë.
“Nuk e di logjikën e kryeministrit Kurit, mirëpo unë besoj që kryeministri Kurti heziton që ta zbatoj këtë marrëveshje sepse ka qenë kundërshtari më i madh i saj kur ka qenë në opozitë. Unë e kuptoj edhe frikën e Kurtit, sepse kur vjen puna tek sekuencimi i zbatimit të marrëveshjës së Ohrit, aty shumë më tepër ka pas obligime për Kosovën sesa ka pas detyrime për Serbinë. Serbia një pjesë të obligimeve e ka pas dëshirore”, potencoi ai.
Peci thotë se Bashkimi Evropian, marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, do ti fus në kushtëzim të Serbisë dhe Kosovës për integrimin drejt BE-së
“Nga e drejta ndërkombëtare marrëveshja e Brukselit dhe Ohrit, janë marrëveshje ndërkombëtare, këtë e ka deklaru edhe bashkimi evropian, dhe me cdo gjasë këto marrëveshje bashkimi evropian do ti fus në kondicionalitet, pra në kushtëzim të Serbisë edhe të Kosovës, për bërjen e hapave të mëtutjeshëm drejt integrimit në BE. Ne e kemi nënshkru edhe marrëveshjen edhe marrëveshjen e 2013 por ajo nuk është zbatu, nënshkrimi nuk e garanton zbatimin e marrëveshjes. Unë mendoj që kjo taktik e kryeministrit Kurtit është për të fituar kohë e ky përfitimi i kohës nuk e kuptoj se për cka po i nevojitet”, u shpreh ai në Blic Interview raporton ‘Gazeta Blic’