• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Faton Peci: Kemi qenë në qeveri në kohën më të papërshtatshme, si qeveri i kemi pas disa lëshime!

03/07/2025 22:07
nga:Sh R

Ministri aktual i Bujqësisë, Faton Peci, ishte i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.

Peci thotë se kanë qenë në qeveri në kohën më të papërshtatshmë në periudhën e pas luftës, raporton GazetaBlic.

“Unë mendoj që ne kemi qenë në qeveri në kohën më të papërshtatshme në periudhen e pasluftës, kanë qenë një mori faktorësh, faktori numër 1 ka qenë efekti i pandemisë, faktori i dytë ka qenë turbulencat në marrdhëniet ndërkombëtare që kanë egzistu që ekskluzivisht efektet janë ndi për shkak të luftës në Ukraninë, që kanë shkaktu probleme në aspektin e inflacionit, në krizën energjetike dhe faktorët e tjera. Mandej sulmi terrorist i Serbisë në Banjskë që ka qenë një vazhdimësi e përpjekjecve për destabilizmin e rajonit”, tha ai.

Tutje ai thotë se aspekti i ndikimit opozitar përmes mediave dhe grupeve të interesit karshi qeverisë, sulmi ka qenë i paparë, ku shton se nuk mban mend ndonjë fushatë zgjedhore që ka pasur një sulm aq të ashpër kundër një qeverie.

“Sfidat me luftimin e pandemisë dhe efektet që i ka pas në ekonomi, inflacioni dhe procesi i vështirë i negociatave, krejt këto kanë ndiku po njëkohëissht edhe niveli teper agresiv i opozitës. Aspekti i ndikimit opozitar përmes mediave dhe grupeve të intersit karshi qeverisë sulmi ka qenë i paparë, nuk mbaj mend ndonjë fushatë zgjedhore që ka qenë sulmi aq i ashpër kundër një qeverie. Unë jam që me pas kritikë të ashpër por jo me pas ofendime, linqime, bullizim dhe epitete se ky është bashkëpunëtorë i Serbisë, ky është hajn”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai thotë se si qeveri kanë pasur disa lëshime, ku njëra prej tyre është që edhe pse ka pas shumë punë të mira ka pas një hezitim për me u ballafaqu me opinionin dhe me i prezentu të arriturat.

Ai tregon se kjo ishte një prej pikave të tyre të dobëta, ku shton se duhet të përmirësohet dhe ta gjejnë metodën se si ta transmetojnë çdo rezultat dhe angazhim tek qytetarët.

Por sa i përket bojoktit të LVV ndaj medias në kohë fushate, Peci thotë se nuk ishte bojkot ndaj mediave por ndaj një kategorie ose disa televizoneve ku është vlerësu se janë pjesë e agjendës për me dëmtu dhe rrëzu qeverinë.

“Unë mendoj se ne si qeveri i kemi pas disa lëshime, njëra prej tyre është që ka pas shumë punë të mira, por sikur ka pas një hezitim me u ballafaqu me opinionin dhe me i prezentu gjithë ato të arritura. Kur i kom lexu krejt të arriturat e qeverisë, unë si ministër ka qenë një numër i madh i të arriturave të cilat nuk kam qenë në dijeni që dikasteret e caktuara i kanë arrit dhe mendoj që qasja jonë nuk ka qenë mjaftueshëm proaktive për me i prezentu të arriturat e qeverisë. Dhe mendoj që kjo ka qenë një prej pikave tona të dobëta të cilën ne duhet me domosdoshmëri me e përmirësu dhe me gjet metodën se qysh ne e transmetojmë cdo rezultat dhe angazhim te qytetari”

“Bojkoti nuk ka qenë ndaj mediave, bojkoti ka qenë ndaj një kategorie ose disa televizioneve ku është vlerësu se thjesht janë pjesë e agjendës për me dëmtu dhe rrëzu qeverinë”, përfundoi Peci, shkruan GazetaBlic.