• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Peci: Ka një presion të shtuar ndërkombëtar kundrejt Kosovës, liderët e partive opozitare në ‘kor’ me ta!

12/02/2023 12:18
nga:Y I

 Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, i ftuar në Blic Interview me Astrit Gashin, tha se nuk po sheh një mundësi për stabilizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Peci tha se të njëjtit në çdo rrethanë ata dëshirojnë që Kosovën ta kenë nën tension

“Pika më nevralgjike e Asociacionit, Bashkësisë së Komunave, është raporti i përgjegjësive të kësaj Bashkësia me institucionet qëndrore dhe në funksion të kësaj e zëmë në rast se shohim pjesë të Drafteve që kanë ekzistu në të kaluarën dhe tash që janë për shkak se unë mendoj se ne jemi ende larg mundësisë së diskutimit për një implementim të një Drafti të Asociacionit përderisa Serbia është duke refuzu”

“Në pjesën e Draftit janë disa sekuenca ku ne mund të themi që ka një avancim ta zemë prej Bashkësisë së Komunave serbe kemi evoluimin në Bashkësi e komunave me shumicë serbe. Kjo është shumë me peshë për shkak se kur flasim për proceset demografike dhe regjistrimet e popullsisë që do të ndodhin në të ardhmen, aty shihet një fluiditet në mënyrën e interpretimit se ç’ka nënkupton Bashkësia e komunave serbe dhe bashkësia me shumicë serbe. Kur flasim për gjenezën e procesit të Asociacionit, që e ka bazën që nga Pakoja e Ahtisarit ….

“Në krejt interpretimet, është shumë e rëndësishme që në betejën sado që për mua vazhdon me qenë, nuk po shoh një mundësi të një marrëveshjeje për stabilizimin e raporteve ose normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, shkaktari kryesor për mua është Serbia sepse nuk ka vullnet me pas normalizim të raporteve me Kosovën. Në çdo rrethanë ata dëshirojnë që Kosovën ta kenë nën tension. Në anën tjetër është një fakt që duhet me e thënë që të gjithë dhe po besoj që të gjithë qeveri, opozitë, media, shoqëri civile duhet me e than me zë sa më të lartë që në qarqe të caktuara brenda Bashkësisë Ndërkombëtare sikur ka një intensitet dhe një iluzion se duhet me ba një presion me të madh tek pala kosovare për me mujt Vuçin dhe regjimin e tij në Beograd dhe me e kthy nga një drejtim pro-perëndimor ” deklaroi peci në Blic Interview.

Ai tutje shtoi se ka patur një presion të shtuar ndërkombëtar tek pala kosovare.

Peci tha se në të gjithë pjesën e presionit ndërkombëtar të gjitha partitë politike parlamentare, joparlamentare, mediat shoqëria civile kanë qenë në anën e presionit, kundër Qeverisë së Kosovës

“Eshtë një e vërtetë se në të gjithë pjesën e presionit ndërkombëtar të gjitha partitë politike parlamentare, joparlamentare, mediat shoqëria civile kanë qenë në anën e presionit, kundër Qeverisë së Kosovës.Liderët e partive opozitare kanë qenë në ‘kor’ me presionin ndërkombëtar për me e ul, minimizu potencën, pozitën negociuese të Kosovës karshi një presioni të madh ndërkombëtar me të cilin është përball Qeveria e Kosovës.Përderisa nuk ka patur vullnet dhe gadishmëri nga Serbia me e pranu, derisa nuk ka as nënshkrim të saj, mundësia e realizimit të kësaj marrëveshjeje, aq më pak zbatimi, duket tepër e largët” deklaroi Peci raporton Gazeta Blic.