Faton Peci thotë se Partia Guxo do të merr pjesë në zgjedhje kurdo që mbahen ato.
Këtë deklaratë ai e dha në Blic Interview me Astrit Gashin.
Peci shtoi se me cilin format do të marrin pjesë në zgjedhje mbetet të shihet.
“Kur e kemi thënë “guxim” ne e kemi thënë me bindje sepse jemi të guximshëm. Paritia Guxo merr pjesë në zgjedhje kur do që mbahen ato.Ato e kanë një afat kushtetues dhe jo më larg se fillimin e vitit 2025, ajo që është e sigurt është që ne do të marrim pjesë në proces zgjedhor”, tha Peci.
“Cili do të jetë formati i mbetet kohës që ta përcaktojmë”, shtoi Peci në Blic Interview.